Në fillim të këtij sezoni turistik të gjitha furrat e Ulqinit rriten çmimet e produkteve të tyre pa ndonje paralajmërim paraprak. Kjo rritje e çmimeve la një shije të hidhur të banoret e Ulqinit të cilët reagonin në forma të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan Ulqini Online.
Nga ana tjeter, çmimet e bukës kanë mbetur të njëjta pothuajse në të gjitha marketet e qytetit të Ulqinit. Mosngritja e çmimeve nga marketet e qytetit ka bërë që qytetaret në masë të madhe të ju drejtohen marketeve për të blerë produltin kryesor të ushqimit, bukën.
Para dy javëve në faqet e Ulqini Online kemi realizuar një anketë me pyetjen: Si e vlerësoni vendimin për rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve tjera në furrat e Ulqinit në fillim të sezonit turistik?. Në këtë anketë kanë marrë pjesë 260 qytetarë nga të cilët 95% këtë rritje çmimi e vlerësuan si të gabuar. Si vendim të drejtë mendonin 4% kurse në këtë pyetje nuk kishin mendim 1% e qytetarëve pjesmarrës në anketlë.