Ilustrim: Ulqini në fillim të shekullit XX-të (worldtimearchive)

Më 7 nëntor 1943, gjatë një bombardimi ajror mbi Ulqin, humbën jetën 46 banorë të qytetit, mes tyre 25 fëmijë

Nga Edon Alibegu, MSC – SHBA*

Ishte koha e Luftës së Dytë Botërore. Ulqini ishte atëherë një qytet i vogël bregdetar me disa mijëra banorë. Gjatë viteve 1943 dhe 1944, shumë qytete të Malit të Zi u goditën nga bombardimet ajrore, dhe shumica e viktimave ishin civilë. Bombardimi i Ulqinit ndodhi një të diel, kur shumë familje ishin në shtëpi.

Mes tyre ishin edhe familje të tëra, si katër fëmijët e familjes Pufja dhe Drage Rajčević me tre fëmijët e saj. Më e vogla, Fatime Kasmi, kishte lindur po atë vit. Më e moshuara, Esma Kasmi, ishte lindur më 1880.

Emrat e tyre ruhen në pllakën përkujtimore të qytetit. Është e rëndësishme që këta emra të mos harrohen: secili prej tyre ishte një jetë, një familje dhe një histori. T’i kujtosh me emër është mënyra më e thjeshtë për t’u dhënë nderin që meritojnë.

Pushofshin në paqe.

Emrat e të rënëve

Emrat jepen siç shkruhen në pllakën origjinale, të grupuar sipas familjes.

Familja Zejnelaga: Zejnel Ibrahim Zejnelaga · Xhevdet Ibrahim Zejnelaga

Familja Kasmi: Esma Kasmi · Fatime Kasym Kasmi · Hajrudin Ali Kasmi · Omer Ali Kasmi · Remzi Ali Kasmi

Familja Lamoja: Hajrije Mehmedi Lamoja · Hakije Sele Lamoja · Feride Sele Lamoja · Xhevahire Jusuf Lamoja · Halil Mustafe Lamoja

Familja : Iljaz Dulo Pufja · Hajrije Dulo Pufja · Zyra Dulo Pufja · Meshqyre Dulo Pufja

Familja Rajčevic: Rajčević (Kaluđerović) Drage · Rajčević Blaža Đorđe · Rajčević Blaža Jovana · Rajčević Blaža Ljubica

Familja Stojanović: Stojanović Vasa Branka · Stojanović (Mitrović) Jovana Janica · Stojanović Đura Joko

Familja Čauševic: Čaušević Milutina Ike · Čaušević Rista Rade

Familjq Mavriq: Xhemile Mavriq (e lindur Kapidani) · Servete Halil Mavriq · Nazire Cafo Mavriq · Kije Hoxha Mavriq

Familja Ushaku: Esma Murati Ushaku · Minire Ramadan* Ushaku

Familja Lazoja: Fatime Mavriq Lazoja · Zyliha Gorana Lazoja · Nafije Ali Lazoja · Fazli* Ali Lazoja · Sabahete Cano Lazoja

Familja Braci: Mark Braci · Viktor Braci

Të tjerë: Jovović Vuka Ljiljana · Đakonović Sunja Đuro · Franeta Jaša Julka · Iljaz Malush Qaushi · Xhevat Muhamed Hoxha · Qamil Kovaqi · Esma Kollari Hasa

*Anëtar i Këshillit për Bashkëpunim me Diasporën – Mërgatën e Malit të Zi

By admini

Leave a Reply