
Ilusstrim
Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin ka njoftuar qytetarët se është ndërprerë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin e Ulqinit dhe në Anën e Malit, si pasojë e një defekti në sistemin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompimit (SP) Lisna Bore, transmetron Ulqini Online.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ekipet e CEDIS-it ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike dhe, rrjedhimisht, me ujë.
Ndërmarrja u rekomandon qytetarëve që, në rast se vërejnë ndonjë ndryshim në cilësinë apo pamjen e ujit pas rikthimit të furnizimit, të mos e përdorin atë për pije.
Nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin deri në normalizimin e situatës.
