Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Organizatën Turistike të Ulqinit, me të cilën janë ndarë 10.000 euro për realizimin e manifestimeve dhe aktiviteteve që kontribuojnë në promovimin e vlerave turistike, kulturore dhe natyrore të këtij qyteti.

“Nërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare të Malit të Zi vazhdon të ofrojë mbështetje për organizatat turistike lokale”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje, transmeton Ulqini Online.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik me Organizatën Turistike të Ulqinit, janë siguruar 10.000 euro për organizimin e manifestimeve dhe aktiviteteve që ndihmojnë në promovimin e potencialeve turistike, kulturore dhe natyrore të qytetit.

“Nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat turistike lokale, ne mbështesim aktivitete që kontribuojnë në pasurimin e ofertës turistike dhe në rritjen e njohshmërisë së bregdetit malazez”, kanë deklaruar nga Të Mirat Detare.

By admini

Leave a Reply