
Se në Mal të Zi shpesh nuk të ndihmojnë as diplomat si ata me titullin e doktorit apo edhe ata të magjistrit tregojnë të dhënat për papunësinë në këtë shtet. Kështu në Mal të Zi punë kërkojnë 16 doktora të shkencave dhe 259 magjistra.
Siç shkruan e përditshmja Dan në një shkrim të saj, më së shumti magjistra në evidencën e të papunëve janë në Podgoricë dhe atë 72 veta, pastaj në Nikshiq 51, Ulqin 28 dhe Rozhajë 21.
Bashkëbiseduesit e përzgjedhur për këtë tematike tregojnë se për fat të keq, përkatësia partiake është ende çelësi për të gjetur një vend pune në administratën shtetërore në Mal të Zi dhe se nuk ndihmon as dija dhe as profesioni.