Nga Beqir SINA

MANHATTAN – NEW YORK: Dy herë në jetën time – jam takuar me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Një herë e pata “takuar” 16 vjet më parë, se të kisha takimin e dytë në botën e lirë(Nju Jork), athere si një i interrnuar në kampin e interrnimit në Savër – Lushnje, në javën e dytë të muajit Tetor 1990, (vetëm 1 javë më parë se ai të arratisej nga Shqipëria, në Francë), dhe takimi i dytë, ka qenë ai si gazetar në tepullin e lirisë, në Nju Jork – Prill 2006, kur Kadare erdhi si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia.


Tanimë, dihet se nuk përbën ndonjë diçka të veçantë, nuk është më lajm, të thuash se jam takuar me Kadarenë, kur dhe si!… 

Por, të flisje 32 vite më parë, rreth kësaj, teme, ishte krejt e paimagjinueshme, dhe me pasoja që një shkrimtar si Ismail Kadare, të ulej në të njejëtën sallë me të interrnuarit, dhe banorët e Savrës, dhe, vetëm nji javë, më pasë ai të arratisej nga Shqipëria në Francë, patjetër që ishte me pasojat e asaj kohe. Kadare, pati ardhë atëhere në “kryeqendrën” e kulturës në Shqipëri, kampin e interrnimit në Savër – Lushnje , me një mikun e tij, Xhelo Murra ( profesor agronomie), që të takohej banorët e Savrës, në atë sallën e kinemasë “Këndin e Kuq” si quheshin atëhere shtëpitë e kulturës, erdhi sidomos në ditët e vështira të vitit 1990.


Veprimi i tij, të vinte në Savër, që ndoshta deri në atë kohë nuk e kishim kuptuar dhe nuk e kishim menduar ndonjëher se ai mund të bënte një “arratisje” spektakolare, sot ka shumë të pa thëna dhe pikëpyetje, dhe mund të quhet “enigma e vizitës në kampin e interrnimit të Savrës”:

Përse, erdhi në Savër? dhe kërkojë takim me popullin si thirreshin atëhere.


Mbasi, për shumëkënd atëhere në Savër, në “përshpëritje”, pas asaj që ndodhi u folë sesi Kadare, që ishte njeriu më i privilegjuar i rregjmit, “me punë e rrogë të mirë” e me mundësi të pafundme për të shëtitur në botë me “vizën” e shtetit…, 1 javë para arratisjes të “takohej” e dëgjonte banorët e Savrës, përfshirë edhe të interrnuarit “armiqt e popullit”

Nostalgjia ime për takuar Kadaren!


Mirëpo, as që e kisha imagjinuar dhe menduar se Kadaren, mbas Savrës, do ta takoja në Nju Jork. Ai erdhi dhe mbajti në Universitetin Kolumbia – Nju Jork, në tetor 2006 ligjeratën “Literatura dhe Tirania”. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë 120- minuta. Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.


Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, i ndjeri ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi – Presidenti i LQSHA, dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Prof. Dr. Elez Biberaj, që ishte aso kohe edhe Drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari i ndjer Prof. dr Agron Fico, ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara z Adrian Neritani dhe i ndjeri ambasadori Lublin Dilja, dhe shkrimtari Naum Prifti, e tjer.


Ishin gjithashtu gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë, të këtij universiteti, afaristë të suksesëshëm, intelektual, politikanë, shkrimtarë, gazetarë dhe kritikë.


Në atë takim Kadare, zbulojë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature.


Në fund mu dha rasti edhe mua të shkëmbej një bisedë të shkurtër me Kadarenë, pas përfundojë ligjerata në Columbia Universty.


“Zoti Kadare, unë jam një ish i presekutuar nga ai rregjim për të cilën Ju folët, sot, në këtë ligjeratë. Për nostalgji, do t’ju sjell ndërmend një moment që ndoshta edhe do t’u befasojë.: “Sot, pas 16- vjetëve,(bëhet fjalë për takimin e vitit 1990) në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes, ku unë banoja aso kohe, Ju veçse një javë nga ajo ditë që do të merrnit arratinë drejt Francës, dhe do t’a linit atë rregjim me “gishtë në gojë”, zhvilluat një takim në “Këndin e kuq” të fshatit, me popullin. Të cilët, pra shumica e tyre ishin të interrnuarit. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe Ju patjetër e keni harruar…….! ‘Por, ja që sot, ne të dy që u takuam këtu në botën e lirë. Ah! çfarë koicidence, nga Savra simbol i diktaturës, po takohemi në qytetin simbol të lirisë e demokracisë Nju Jorkun”.


Pyetja ime : “A thua se ai takim i fundit në kampin e interrnimit, ishte sinjali që tregojë se ai rregjim kishte “kapitulluar” kishte marr fund ?


Kadare:”A’tëhere, isha plotësishtë, i bindur dhe i sigurtë, që ai rregjim falimentojë – pasi edhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe. A rregjim kishte “rënë” e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. Çdo gjë kishte marrë fund. Veçse rregjimin e mbyste dilema ” Sesi do të largohej dhe sa do t’a pranonte largimin!?!”. Një regjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t’a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë regjim”.


Mirëpo, kur Kadare do t’a marr çmimin Nobel për letërsi ?


Kadare “ Kur të duan shqiptarët….!”


Shkrimtari i madh Ismail Kadare në Nju Jork në Universitetin Kolumbia mbajti ligjeratën : “Literatura dhe Tirania”

Morën pjesë rreth 500 vetë, midis tyre edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk e ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson. Kadare, zbulojë, historikisht, rrënjët e tiranizmit. Duke e ilustruar atë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature

Një leksion që u mbajt, në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, përmes një ligjerate të gjatë, paraqiti pikëpamjet e tija në këndëshikimin me titull “Literatura dhe Tirania “. Ligjerata, u mbajtë në ndërtesën “Harriman Institute” Shkolla Ndërkombëtare e Çështjeve Publike – Universiteti Kolumbia, në Nju Jork, ku para tij kishin ligjëruar Mikahil Gorbachev, Alexander Yakovlev, Helmut Schmidt, Barrington Moore,Jr,Dimitri Likhachev, Alec Nove, Ernest Gellner, Katherine Verdery, Moshe Lewin, Andrei Sinayavsty, dhe shkrimtari hungarez fitues i çmimit Nobel për Letërsi Imre Kertesz.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti në Nju Jork në Universitetin Kolumbia, leksionin që zgjati më shumë 120- minuta. Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.

Mirëserdhjen dhe një prezantimin për shkrimtarin Ismail Kadare, e bëri drejtorja e Harriman Institute, zonja Catharine Theimer Nepomnyashchy. Përktheu dhe komentojë David Bellos, nga Shtëpia botuese Arcade.

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, siç e ceka më lartë mbajti një leksion të gjatë, i cili zgjati rreth një orë e gjysëm, dhe ndoqë me një vëmendje jashtëzakonishtë të madhe. “Të jetoje,punojë dhe krijoje në diktaturën komuniste, dhe sidomos atë në Shqipëri, atëhere ishte me të vërtetë diçka e pabesueshme, sot, u shpreh Kadare, “Aq sa sot, mendonte ai është e vështirë edhe të besosh se në Shqipëri, për disa vargje janë dënuar në lulen e rinisë deri me vdekje dhe dhjetra vjet burgë, disa poetë të rinj, dhe të talentuar. Shqipëria, tha ai ka kaluar nëpër tmerret dhe egërsinë e regjimit të Enver Hoxhës. Shqipëria, nuk ka qenë kurrë Çekosllovaki, ku hijet e qytetërimit vazhduan të ekzistojnë gjatë dekadave të diktaturës.”

Professor doktor Agron Fico, tha se :” Takimi me Kadaren ishtë një bashkëbisedim shumë i rëndësishëm, e i veçantë për nga interesimi dhe mënyra sesi u zhvillua. Pasi, në këtë takim shkrimtari ynë i madh, edhe një herë ndriti si një shkrimtar i rangut botërorë. Dhe e veçanta në këtë takim, ishte ajo se edhe një herë, Kadare, zbulojë, historikisht, rrënjët e tiranizmit. Duke e ilustruar atë, edhe me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë. Një opozitari, e vazhdueshme ndaj çdo diktature. Ajo që më bëri përshtypje, tha ai dhe që patjetër është e gëzueshme, është fakti që pati një auditorë të gjithëanëshëm dhe me një numër jashtëzakonishtë të madhë. Çka për mendimin tim do të thotë se diaspora shqiptare në Amerikë, e adhuronë dhe e respekton Kadarenë.”

I ndjeri profesor Fico, na tha pas takimit se ai mendonte që :”Pyetjet, ishin të karaktereve të ndryshme, pa i shpëtuar atyre me nivel, pyetje të mëdha, atyre mediokre dhe ndonjëra mund të konsiderohet si provokative. Natyrishtë, që në një tubim kaq të lirë e të hapur, do të gjeshë pak nga të gjitha. Rëndësi ka që Kadare, u tregua me të vërtet i madh në përgjigje, i mënçur dhe mjaft i matur. Në pyetje e përgjigje ishte audienca ajo që reagojë shumë bukur. Kadareja, foli në një mënyrë shumë parimore”.

“Dhe, me mendimin e tij ai arrti të shpreh ndoshta edhe mendimin e dëshirën e shumicës në sallë”, na tha Fico.


Mirëpo, lindi pyetja, “hiperbolike” i drejtohem Ficos : “A ishte për shqiptarët e Amerikës, kjo një “Nobël për Kadarenë”?

“Më vjen mirë që ma bënë këtë pyetje ! tha ai ngase ne si Akademi Shqiptare Amerikane e Shkencave, kemi bërë me rastin e 70- vjetorit të lindjes së Kadaresë , një letër – kërkesë drejtuar komisionit të çmimit Nobël për Letërsi, ku ndër të tjera i kemi kërkuar asaj, që këtë vit të ndaj çmimin Nobël për Letërsi, për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Gjë që pas nesh u ndoqë edhe nga Akademia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Pra me këtë takim, u pa se diaspora shqiptare në Amerikë, bëhet deshmitare e “dhënjes” së çmimit Nobël për Letërsi, për Kadarenë. Kjo është sipas nesh parathënëja ose preludi i çmimit Nobël për Letërsi, për Kadarenë,” u shpreh qartë në fund të pytjeve të mija Professor dr Agron Fico, ish – gjuhetar e albanolog i njohur shqiptar.

Po atëhere për Gazetën Metropol, në Tiranë pata rastin të flasi për këtë takim edhe Professor Sami Repishtin. Profesor Repishti,i tha për gazetën tonë se :” Për mendimin tim, ardhja e Kadaresë, në Universitetin Kolumbia, ishte një ngjarje me rëndësi të madhe për komunitetin shqiptaro – amerikanë, auditorin, e botën akademike të këtij universiteti.” Kadareja, tha ai e njehë mirë letersinë, sidomos, atë europiane dhe botërore në përgjethësi. Kadareja, ka një kuptim fare të thellë të natyrës dhe të formës që ka diktatura. Ai ka jetuar në një diktaturë, të cilën, e ka njohur fare mirë, duke i bërë sot, analiza të thella dhe mjaft të forta.”

Lidhja që i bëri Kadareja, në mes diktaturës dhe letërsisë, për Repishtin, ishte një temë e vjëtër dhe e lashtë tha ai; “Kjo ka filluar që nga koha e Greqisë së vjetër. Sepse, shkrimtarët gjithënjë janë presekutuar nga format e ndryshme të diktaturave,. Ajo që bota mendon për Kadarenë, është “pyetja e madhe”: Pse Kadareja nuk “pranojë” të vejë në burg!?!, sikurse të tjerët, si Haveli, apo ndonjë tjetër. Ose, pse? nuk ndenji i qetë të mos shkruante fare. Ndërsa për sa i përket, talentit të tij vlersimit si shkrimtar, Kadareja, është defenitivisht një shkrimtar i madh dhe shkrimtar i dorës së parë. “

A mendoni se Kadareja, me këtë takim arriti të jetë me të vërtet ai që e njeh auditori?

Repishti, tha se “Unë mendojë pikë së pari, se auditori i sotëm në Columbia University – ka mësuar shumë gjëra nga ato që tha Kadareja. Nuk e di se çfarë qëndrimi duhet të mbante Kadareja, që t’u pëlqente të gjithëve!?! por për mendimin tim ai dha një pasqyrë të qartë dhe shumë të lexueshme.”, përfundoi profesor Repishti, që gjithë jetën dhe punën e tij ia ka kushtuar çështjes shqiptare, ish profesori ne Universitetin Adelphi ne New York.

Metropol, pas takimit, foli edhe me intelektualin shqiptaro amerikan, që ndoqi me shumë vemendje këtë ligjeratë, zotin Arif Mata. Ai na tha se: “Auditori ishte shumë heterogjen për të kuptuar në esencë, leksionin që dha Kadareja. Sepse, më shumë aty kishte njërëz të interesuar se çdo të thotë:” Shqiptari Kadare – se çfarë do të thotë shkrimtari Kadare. Aty shtrohej pyetja se : ” A mund të bëhet art edhe nën diktaturë!?!”. E pra Kadareja, me leksionin që mbajti tregojë, se ai ka arritur të bëjë një gjë të tillë edhe nën diktaturë, pra një artë të kuptueshem dhe të lexueshem. Pasi ai ishte një shkrimtar i nivelit botëror edhe pse shkruajti nën diktaturë.”

Mendimet përgjethsisht ishin se në takimin me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, komuniteti shqiptar në Nju Jork, dëgjojë të madhin Kadare, i cili foli në një tempull famozë. Me një audiencë, mjaft cilësorë e parë në të gjitha shikimet. Unë si nostapigjik i letrave të Kadaresë, vlerësojë edhe kritikuesit për motivin politik, por mund të them se për fatin tonë Kadareja ëshë aq i madh sa i duhej kombit, i duhej gjuhës sonë të shenjtë. “Njerëz më të mëdhenjë sesa ne, shqiptarët, mendojë, se do t’a donin t’a kishin të tyrin, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, por ja që fati na e solli që ne t’a kemi Ismail Kadaren”.

By admini