Një grua e moshuar që dinte gjuhën shqipe dhe shumë pak gjuhën malazeze, kishte shumë problem në komunikim me punonjësen e sportelit ku bëhën pagesat e faturave të rrymës elektrike në kompaninë CEDIS në qytetin e Ulqinit. Në fund të bashkëbisedimit u kuptuan disi dhe punët për të cilin kishte ardhur zonja, e përfundoi, shkruan Ulqini Online.

Në një qytet ku rreth 80% të popullsisë është shqiptare do të ishte e udhës, që së paku në pikat ku komunikimi dhe puna me klientë është përshkrimi i vendit të punës, të janë të punësuar punonjës që dinë së paku gjuhën shqipe e malazeze dhe pse jo edhe gjuhë të tjera si ajo angleze dhe gjermane.

Ulqini si qytet është i njohur për atë që të rinjtë flasin rrjedhshëm përveç gjuhëve të vendit edhe shumë gjuhë tjera botërore. Edhe problemi i kualifikimeve dhe përshtatjes për vende të tilla pune tashmë janë të tejkaluara dhe në këtë mënyrë kompanitë do duhej që ti jepnin rëndësi pak më shumë edhe çështjeve të tilla të ndjeshme.

By admini