
Nga Rexhep Lleshi
Ngafillimi i Luftës së Dytë Botërore, nën okupimin italian, përkundër rrethanaveqë çonin drejtë gjendjeje së rëndëjetësore, në vitet shkollore 1941/42 dhe 1942/43, Ministria e arsimit të Shqipërisë[1],si edhe në vende tjera me popullsi shqiptare, edhe këtu, në Anë të Malit eUlqin, dërgon mësues të rinjë, me bazë pedagogjike të përgatitur për punë menxënës në gjuhën shqipe. Ashtu, në këtë trevë, për herë të parë mësimiorganizohet dhe zhvillohet në gjuhë amtare shqipe.
Shkolla fillore në Katërkollë. Për vijimin e nxënësve në shkollë-mësim nuk ka shenime. Fal pohimit të Haxhi Adem Taipit – Katërkollë dhe Qamil Nuzit – Shas, te dy vendas dhe nxënësa të asaj kohe, shkolla punoi dy vite shkollore.
Aso kohe shkollën e vijonin nxënësit nga: Katerkolla, Ambulli, Brajsha, Kllezna Poshtë, Selita e Shasi. Klasën e parë e vijuan rreth 30 nxënës, mëshkuj.
Këtu shërbyen mësuesit e dërguar nga Ministria e arsimit të Shqipëeisë[2]. Prenkë Jakova viti shkollor 1941/42, Viktor Kiçi dhe Prek Shiroka, 1942/43, nga Shkodra.
Shkolla fillore në Kosiq. Ajo punën e vazhdoi në objektin shkollor në Krythë. Ate e vijonin nxënësit nga: Kosiqi, Bojku, Kalimani, Kllezna Naltë e Krytha.
Këtu shërbyen mësuesit Ramadan Milla nga Shkodra, me origjinë nga Milla – Ulqin
dhe Hasan Ibrahimi, nga Shkodra.
Shkolla fillore në Sukubinë. Edhe ajo punën e vazhdoi në objektin shkollor. Ate e vijuan nxënësit nga Sukubina, Dragina, Kravari e Rashtisha.
Këtu shërbyen mësuesit Shuk Shllaku, nga Shkodra dhe Zef Berisha.
*
Në këto tri shkolla, Katerkollë, Kosiq e Sukubinë, mësimi zhvillokej në ndërtesa përkatëse shkollore të ndërtuara më parë, ku u punuar deri në kapitullimin e Mbretërisë Jugosllave. Shkollat punuan dy vite shkollore. Vitin e parë mësimi u mbajtë me klasë të I. Vitin e dytë vazhdoi me klasë të I e II. Në vitin e dytë nxënësit e suksesshem kryen edhe klasën e III. Për kryerjen e klasës shkolla nxënësve u lëshonte dëftesat.

Qamil Junuzi – Shas: Dëftesa e klasës I

Qamil Junuzi – Shas: Dëftesa e klasës III
Mësuesit kishin detyrë zhvillimin e mësimit të rregullt e të punë dorës me nxënës dhe organizimin e kurseve kundër analfabetizmit, me njerëz të moshës madhore. Kujdes i posaçem i kushtohej realizimit të programit mësimor të gjuhes shqipe, me përkushtim në të folurit dhe shkrim-leximit të drejtë, historisë kombëtare dhe gjeografisë së Shqipërisë,
Përgjegjës i këtyre shkollave ishte Jahja Domnori, nga Shkodra, mësues me përgati tje profesionale shkencore e kulturore, aso kohe i emruar drejtor i Shkollës fillore në Ulqin.

Nxënësit kl. I dhe mësuesi Prankë Jakova, paragërmadhës së Shën Gjonit në Shas
MËSIMI KLASOR – Mësimdhënësit
Katërkollë | |||||
1. | Prenkë Jakova | 1941/42 | 3 | Prekë Shiroka | 1942/43 |
2. | Viktor Kiçi | 1942/43 |
Kosiq/Krythë | |||||
1. | Ramadan Milla | 1941-43 | 2. | Hasan Ibrahimi | 1942/43 |
Sukubinë | |||||
1. | Shuk Shllaku | 1941-43 | 2. | Zef Berisha | 1941-43 |
Jahja Domnori-drejtori Prenkë Jakova Viktor Kiçi Prek Shiroka
Ramadan Milla Hasan Ibrahimi Shuk Shllaku Zef Berisha
Për punën e këtyre shkaolla, në kohën e përmendur, nuk ka asnjë shenim të shkruar. Është heshtur, apo edhe thënë, “asesi nuk kanë punuar”!!
*
Fragment nga libri për botim,
Rexhep Lleshi
M O N O G R A F I A
Shkolla fillore ”Bedri Elezaga”, Vlladimir – Katërkollë
Kushtuar jubileut të madh të hapjes dhe punës së saj
[1] Lemba Nr 3-4/2000, Faik Luli – Zhvillimi i arsimit shqip në zonen e Ulqinit gjatë Luftes së Dytë Botërore.
[2] Tokat e liruara 1941-44. Përmbledhje dokumentash, Vëllimi IV. LOGOS-A Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2016