
Nga Haxhi Zeneli
Sot Ulqini po kalon një etapë të re!
Shumica mbase kishin bindjen se Ulqini ishte zot shpije por koha tregojë se ky qytet asnjëherë nuk ka pasur lirinë e vetë që nga viti 1880.
Pas kolapsit jogosllav u shkatrrua qëllimisht për ta varfëruar sa më shumë. Por mos të harrojmë se nuk janë pa përgjegjësi as politikat e partive të këti qyteti,të cilët dhanë ”kontributin”e tyre.
Por ajo që paralizojë këtë qytet më së shumti ishte edhe organizata okupuese e bregdedit me emrin”të mira detare”,ku herë pas here ja kujtonin ulqinakëve se ne jemi këtu dhe jo ju!kështu që ju do bëni si themi ne”bosat”,në vend që qyteteve bregdetare të ju ishte ofruar një decentralizim nga Podgorica,për tu dhënë një liri ekonomike të zhvillimit,sikurse në vendet demokratike,por kjo ishte e pa mundur nga se vendi asnjëherë nuk ka patur fuqin të “zhveshi lëkurën e ti”,çka do të thotë sipas një thënje filozofike se:”Ai gjarpër që nuk mund të zhvishet nga lëkura e ti,ai vdes”.
Sido që të jetë, Ulqini erdhi këtu ku është sot, para një cenzure oligarkiste, por që rrënjët i ka që nga serbo/sllavija të një mentaliteti ekspansionist,okupues,dominues dhe devastues për popullin e Ulqinit, ku i mohohët e drejta e ti për të vendosur për fatin e vetë.
Ulqini sot po proteston, ashtu si i ka hije një populli të civilizuar dhe për të ju bë me dije të gjithë atyre që përmendëm më lartë,se populli i këti qyteti,ka qenë dhe është një popull paqëdashës, liridashës, që ka bashkëjetuar me shekuj në mënyrë më të civilizuar,duke i dhënë shembull edhe në atë kohë të gjithë ish-Jugosllavisë së atëherëshme,por edhe sot mund të ju jap ligjirata dhe shembuj me kulturën që ka ky vend,se si jetohët në harmoni me kombësit,religjione dhe rracat e tjera në këtë qytet.Sot ata janë të bashkur përsëri në mbrojtjen e të mirave të qytetit të tyre,në mbrojtjen e ardhmërisë së brezave në vijim.Pra kjo tregon qartë një civilizim shekullor që ka ky qytet,dhe se Ulqini ka qenë dhe është në Europë para të gjithëve në atë rajon.
Por është shumë e vështirë kur nuk të kuptojn ata të cilët nuk janë të sinqertë,ata të cilët shpesh herë gjatë tërë historisë kanë urryar këtë popull fisnik.
Ka nga ata që thuan:”se Ulqini po bllokon vetën për mos tu zhvilluar”,por kjo nuk ka asnjë bazë.
Do doja të ilustroja me një fakt përsonal!Para një viti vizitova Barcelonen(Spanjë),u befasova kur me disa hulumtime të mija duke pyetur personelin e hotelit për një aromë që në hotelin e ndërtuar para pak vitësh,relativisht i ri,çdo mengjez kur merrnim ashensorin dhe kalonim në hollin për të dalur jashtë,na e zënte frymen një aromë e qelbur që të kujtonte”veze të prishura”,dhe unë u ankova për këtë,dhe mu shpjegua në mënyrë private që mos të ankohesha sepse unë punoja për “ Marriott”,dhe duhesha ta mbaja të mshehur problemin ndaj klienteve të tjerë aty.Pra mu tha se problemi ishte në tërë qytetin,i cili kishte mbingarkesë të kanalizimeve të ujrave të zeza,nga ndërtime të shumta,dhe se qyteti nuk kishin ma vend se ku të zbarkoheshin,dhe nuk duanin ta kontaminonin detin që përdorej për plazhistët,dhe ato ditë i pash me syt e mi,që populli protestonte kundra turizmit,dhe tu them të drejtën hetova nga mikpritja e tyre që në shumë vende nuk ishin shumë entuziast për turizmin, ju kishin rënduar jetën e tyre private,duke filluar që nga ngritja e çmimeve të larta për vendasit.Por mos të harrojmë,se kjo po ndodhë në shumë vende turistike të Europës,të cilët nuk duan mbi ngarkesa të turizmit në vende të tyre.
Andaj Ulqini me shumë të drejtë proteston në këtë aspekt pozitiv,nga se e armëdhija mund ti kthehet si një bumerang.Do ishte mirë që Ulqinit ti dëgjohët fjala dhe idet e zhvillimit të qytetit të tyre,dhe nëse është e mundur të uleshin në tryezën e bisedimeve,ku Kryetari i komunës me kabinetin e ti tu krijohën kushte që të bëjë një kontratë direkte me Muhamed Alabar,sepse adhe ai vetë e tha që nuk investon pa i pyetur popullin e ati vendi se çfarë ata dëshirojnë të shofin në vendin e tyre,pa ndërhyrjen e njerzëve të dyshimt që po duan ta realizojn me shpejtësi.Nëse kjo nuk rrespektohët,atëherë gjërat edhe mund të eska.ojn më keqë,ku na kthen tek analizat e analistit amerikan George Friedman,i cili flet për një gjeostrategji të re të Ballkanit,me theksin se:Mali Zi,Bosnja dhe Maqedonia janë shtete fragjile dhe se do kenë turbulenca,por kjo mbetët në fushen konspirative!Andaj ajo që duhet të thuhët është se bota po ndryshon,dhe ne duhet të jemi gati,nëse të tjerët na imponojn këtë!.
Haxhi Zeneli
Prill,2025,New York