Shkruan: Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit
28 Nëntori- Dita e Flamurit është datë historike, datë e përpjekjeve të pandërprera të popullit tonë për liri e pavarësi dhe si e tillë, Dita e Flamurit është festë e të gjithë shqiptarëve. Shqiptarët, si në trojet e tyre etnike, ashtu edhe jashtë saj, me respekt e nderim të thellë i kujtojnë të gjithë ata që luftuan me pushkë e pendë për liri dhe çlirim kombëtar. Dita e Flamurit është datë që lidhet me identitetin tonë kombëtar. Kjo datë historike na shpie në të kaluarën tonë të hidhur, në një periudhë të mbushur me ngjarje e dhembje të madhe, e përshkruar me plotë vuajtje e sakrifica, vetëm e vetëm për të mbijetuar e ruajtur identitetin kombëtar.
28 Nëntori i vitit 1912-të, shënon një kthesë historike për popullin shqiptar. Shpallja e Pavarësisë, konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Pas Pavarësisë së Shqipërisë, dhe pas ndërrimit të shumë sistemeve e formacioneve shoqërore, çeshtja shqiptare vazhdon të jetë ende me disa të panjohura. Shqiptarëve jashtë kufijve politikë të shtetit amë, ende u mungon një strategji kombëtrare se si t’i qasen realizimit të objektivave të tyre kombëtare .Shqiptarët dhe gjatë gjithë këtyre 100 viteve të shkuara, në periudha të ndryshme, përjetuan vuajtjet më të rënda, përsekutime,diskriminime, dhunë e tortura të shumta.Përjetuan dëbimin masiv e shumë çka tjetër.Këto lëkundje dhe përplasje, dukshëm ndikuan në qenien tonë kombëtare. Është fakt se mbrojtja e identiteti kombëtar të shqiptarët në Mal të Zi më zëshëm u bë në këtë periudhë, në periudhën e sistemit shumëpartiak, por megjithë disa nisma që janë ndërmarrë në përmirësimin e pozitës shqiptare në këtë republikë, sërish mbetëm të cungur dhe vazhdojmë të trajtohemi si qytetarë të rendit të dytë, të kufizuar nga liritë dhe të drejtat kolektive kombëtare. Është e pakuptueshme sot kur ligjet mbi simbolet kombëtare mundësojnë përdorimin e tyre tejet të reduktuar. Andaj, subjektet shqiptare në Mal të Zi, duhet të jenë edhe më të zëshëm në artikullimin e kërkesave të veta dhe në avansimin e pozitës shqiptare, pikërisht që të mos na përsërit e kaluara e hidhur.Mirëpo, nga ana tjetër, nëse mes subjekteve shqiptare edhe më tutje nuk do të kemi një konsulidim të përbashkët kombëtar, atëherë mundësitë për ndryshime pozitive do të jenë edhe më të vogla.
Mungesë e kulturës politike
Sivjet, si në të gjitha qendrat shqiptare, ashtu edhe në disa trevat shqiptare në Mal të Zi, si : Ulqin, Tuz e Plavë, në mënyrë solemne e kanë shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Në Ulqin, Dita e Flamurit u festua, më 25 nëntor, imendse në ambiente të mbyllura, u festua zbehtas, me koncert simfonik e 2-3 flamuj kombëtar dhe atë siç e do “ zakoni “, pa këngë popullore kombëtare. Çuditërisht, edhe përkundër asaj që në këtë mjedis nuk janë të paktë në numër grupet dhe shoqatat artistike, si dhe këngëtarë të mirëfilltë. N e j s e ! .Mesiguri organizatorët e këtij manifestimi nisen nga fakti se ne jemi bregdetarë dhe iu ka “dalë” moda këngëve dhe valleve popullore dhe sa më pak të tundet flamuri, kështu do të jemi më të qetë e të patrazuar. Jemi me të moderuar e bashkohorë, duke harruar këtu, se ne jetojmë akoma në mes të modernes dhe asaj tradicionales, por duke anuar nga kjo e dyta më tepër. Marr shkas të shkruaj këto rreshta, nga se sot, në këtë Ditë të madhe të kombit tonë, mungonte diçka ?,mungonte ajo atmosfera festive. E veçanta e kësaj dite ishte jetësimi i maratonës së Pavarisë, që duhet përshëndetur, ideatorët dhe pjesëmarrësit, edhe përkundër asaj që fillimi ( staritimi) ishte tejet i zbehtë, duke filluar nga “ kinse “ shoqërimi me një muzikë të huaj, ku gjithçka ishte, por muzikë nuk ishte. Sëpaku nuk i përngjante një feste kombëtare !?.Në anën tjetër me gishtat e njërës dorë mund të numroheshin flamujt që valviteshin në këtë mjedis, e rrallë ndonjë tek-tuk merr “ rriskun “ ndonjë i “ ngratë “ i cili e ka vendosur flamurin në ballon apo dritarën e shtëpisë së vet.Vallë a thua jemi lindur për të vuajtur, për të qenë të denuar !? .Habia edhe më e madhe është, se ,në këtë mjedis, kemi seli të partive më shumë se furra të bukës , dhe për çudi të rralla nga ato ishin që sot mbanin dyërt hapur, ashtu siç jemi mësuar t’i shohim gjatë fushatës zgjedhore. Ndërsa ,nga ana tjetër, na gëzon fakti se qendrat shumë edhe më të mëdha së ky mjedis, si nga veriu ,ashtu dhe nga jugu ,organizonin koncerte me këngë e valle popullore, me theks të veçantë kushtuar Fesatve të Nëntorit e atdhetarëve tanë, atyre që sakrifikuan dhe flijuan jetën për Atdhe e Flamur. Madje , po kështu ,pothuaj të gjitha rrjetët televizive shqipatre, qoftë publike dhe ato private, pothuaj i gjithë programi është festiv. Jehon kënga e buçet vallja. Ju lumtë.
Ne j s e ! ? …
N dërsa ,sivjet, në këtë mjedis, si shumë herë më parë, as Dita e Flamurit nuk ka arritur t’i bashkoi partitë shqiptare. Krahas gjithë kësaj edhe mungesës së mirëfilltë të një organizimi për shënimin e kësaj date të rëndësishme, organizatorët e këtij manifestimi, duke krijuar alibi “ kinse “për angazhime të tjera, shpeshherë e ngatërrojnë edhe datën e saktë, kështu, duke festuar herë ,më 25, herë,më 26, e 27 ,e shumë rrallë ,më 28 Nëntor.Është e pakuptueshme pse ndodhin këto dukuri !? Kur dihet fare mirë se Dita e Flamurit është 28 Nëntori. Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu duhet jetësuar e shpirtëruar edhe brezave në vijim, andaj e mira e së mirës është që të shënohet pa u hamendur e pa pasur frikë, në këtë datë, më 28 NËNTOR .
E keqja edhe më e madhe sa vjen e shtohet. Anamalësit sivjet nuk e shënuan 28 Nëntorin ! ?
Çuditërisht, habit fakti, se në Anë të Malit e Krajë kjo datë nuk është shënuar ! ? Nuk është shënuar, jo se ky popull nuk e meriton, jo se nuk ndien respekt për çeshtjet madhore, për simbolin kombëtar, por erdhi si rezultat i moskoordinimit të mendimeve dhe mungesës së një veprimi organizativ,apo më mirë të themi, mungesë e një kulture politike. Autoritetet politike,sigurisht se nuk e kanë menduar mirë, sepse po të ishte menduar mirë, nuk do të vepronin kështu. Këto treva dhe ky popull me traditë, ku shkalla e vetëdijes dhe zhvillimi shpirtëror është e ngritur,andaj meriton edhe më shumë. Anamalësit, po edhe të tjerët, përherë kanë ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe identitetin kombëtar,kanë vuajtur dhe kanë sakrifikuar për këtë datë dhe këtë Flamur. Kanë festuar edhe në kohërat më të vështira ,edhe atëherë kur ishte e ndaluar, kur të tjrët heshtnin.Si shumëherë, ndonëse edhe në heshtje, anamalësit, me shpirt e zemër ,përherë në mënyrën e vet e kanë shënuar këtë datë të madhe. Por kjo nuk është e veçanta . Nuk është hera e parë që këtij mjedisi i mungon një organizim i tillë. Ana e Malit, ndoshta e vogël për nga territori, por e madhe nga dëshira për të qenë pjesë e gëzimeve të mëdha kombëtre. Udhëheqësit tanë , jo rrallë symbyllas e anashkalojnë këtë mjedis ,duke harruar se shumë prej tyre, sot kanë bërë emër dhe karierë, kanë dalë nga gjiri i këtij populli. Ndonëse, pothuaj të gjitha subjektet shqiptare në shkallë republike themelet i kanë në këtë mjedis.Por jo vetëm kaq, jo shumë vite larg, në këtë mjedis, përfaqësuesit tanë politik, duke mos lënë mënjanë kokëfortësinë, huqet dhe inatet personale ,Ditën e Flamurit e festonin edhe ndaras.Ndaras kryhej edhe “metoda e testimit “ ,me pretekst, se cili krah politik grupon më shumë individë rreth vetes. Kështu, harrojnë se festa e Flamurit nuk është vetëm pronë e tyre , por është kjo festë e shënjtë kombëtre që i bashkon shqiptarët.
Politika e përçarjes
Po,nisur nga përvoja disavjeçare, nuk është vështirë të përfundohet se subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë, janë të zotët për t’u ndarë e për t’u coptuar, por jo për t’u bashkuar e për të krijuar një krah të fortë politik.Këtë fakt e dëshmon më së miri dështimi i koalicioneve .Ata sikur harrojnë interesat kombëtare , shpesh edhe duke u bërë të mërzitëshëm para masës së gjerë me deklarata e qendrimet e tyre vetanake, duke akuzuar njëri –tjetrin për dështime, e në anën tjetër e kanë harruar besimin e popullit.
Vallë, ku çon politika e përçarjes ?.
Një miku im, me të drejtë, thotë :”Mos luani me besimin e popullit “.Andaj, mos harroni se pasuria më e madhe që mund të fitoni nga populli është besimi i tij ndaj jush.Njeriu,besimin në radhë të parë duhet ta kërkojë në vetvete,sepse me besimin e mirë bëjmë edhe shumë gjera të mira ,gjejmë mikun e dashur,shokun besnik të jetës dhe përkrahjen e popullit.Ky besim ka vlerë të madhe dhe ky besim nuk fitohet aq lehtë.Ai mund të fitohet me sakrifica e sprova të mëdha gjatë tërë jetës, andaj, nuk duhet luajtur me të,sepse ai që humb besimin e popullit, i ka humbur të gjitha .Besimin e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të popullit të vet,duke qenë të zhveshur nga karrierizmi, lakmia për pasuri e pushtet, nga pasionet dhe veset e liga. Ata që mendojnë se populli duhet t’i vihet në shërbim të tyre ,ata janë të humbur.Populli në udhëheqësit e vet vërenë cilësitë dhe tiparët e tyre .Ai i don dhe i çmon njerëzit e veprave, e jo të fjalëve …Udhëheqësit dhe intelektualët janë pasqyra e një populli.Shpirti i një populli është udhëheqësi i mirë,ai që e përfaqëson popullin e vet në mënyrë të denjë, që realizon dëshirat,qëllimet dhe synimet e tij duke u bërë figurë integruese për popullin e vet.Andaj, është e pafalshme sjellja e disa politikanëve tanë që kanë filluar dhe gjithnjë vazhdojnë me një fushatë të egër ndaj njëri –tjetrit.Si duket, problemin e kemi me vetveten, më shumë se me të tjerët. Këtë më së miri e dëshmojnë edhe seancat e Ku(ku)vendit.
Jemi dëshmitarë të gjallë të asaj çfarë po ndodhë. Po të vazhdohet me këto përplasje ,është rrezik se çarjet do të vazhdojnë deri në themel. Plasaritjet,ndarjet dhe përçarjet tuaja, zotërinj liderë,po reflektohen edhe në popull.Nëse Ju politikanë nuk gjeni mirëkuptim ndërmjet veti,nuk rreshtoheni mbarë, e nuk bashkëpunoni për hirë të popullit tuaj,atëherë i tërë populli do t’ju mallkojë, e mallkimi i tij është i rëndë. “ Ju jeni të përkohshëm,populli është i përjetëshëm”,thotë një fjalë e urtë popullore.Ju zotërinj politikanë që udhëheqni sot politikën, këtu dhe më gjerë,do të jeni përgjegjës edhe para popullit edhe para historisë, andaj, bashkohuni ndërmjet veti si vëllezër, e atëherë edhe populli do të jetë i bashkuar dhe do t’ju dojë e respektojë më shumë. Për çeshtjet madhore lihen mënjëanë të gjitha huqet e inatet.Të ngritet flamuri kombëtar, të ulen ata partiakë. Populli vlerson drejt dhe nuhat shpejt qëndrimet tuaja.Besimin e popullit mund ta fitoni shumë vështirë, por mund ta humbni shumë shpejt.
Një mendimtar ynë thotë . “ Të bashkuar, edhe të pamundshmen e bëjmë të mundshme, të ndarë, të mundshmen e bëjmë të pamundshme “.
Zoti i bekoftë Shqiptarët,Gëzuar!.