Basketbollistët e rinj Gojko Raduloviq dhe Noar Kurti

Dy basketbollistë të grupmoshave të reja nga KB Ulqini janë ftuar në grumbullimet e përfaqësueseve të reja respektive të Malit të Zi, kështu njoftohet nga faqet e rrjetave sociale të ketij klubi, shkruan Ulqini Online.

Gojko Raduloviq është ftuar nga selektori i përfaqësueses U20 të Malit të Zi për të marrë pjesë në stërvitjen përgatitore që do të mbahet më 10 qershor 2026 në Tivar, në palestrën “Topolica”. Sipas njoftimit të Federatës së Basketbollit të Malit të Zi, Raduloviq është përzgjedhur si një nga lojtarët më të dalluar të rinj në vend, duke konfirmuar formën dhe progresin e tij.

Ndërkohë, një tjetër i ri nga Ulqini, Noar Kurti, është përfshirë në grumbullimin për grupmoshën U14. Ky aktivitet do të zhvillohet më 7 qershor 2026 në shkollën “Anto Gjedoviq” në Tivar, ku Kurti do të ketë mundësinë të tregojë potencialin dhe të fitojë përvojë të vlefshme në mesin e bashkëmoshatarëve më të talentuar.

Nga klubi KK Ulqini kanë shprehur krenarinë për sukseset e lojtarëve të tyre, duke theksuar se këto ftesa janë dëshmi e punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në zhvillimin e të rinjve. Ftesat për Raduloviq dhe Kurti përbëjnë një vlerësim të rëndësishëm për KB Ulqini, si dhe një motiv shtesë për gjeneratat e reja që synojnë të arrijnë nivele të larta në këtë sport.

By admini

Leave a Reply