
Agjencia Rajonale e Zhvillimit – Ulqin Biznes Asociacioni (RDA-UBA) është partnere në projektin evropian ITC FOOD, i cili realizohet në kuadër të programit Interreg IPA South Adriatic.
Projekti synon të promovojë shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave të suksesshme, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet bizneseve dhe aktorëve të sektorit agro-ushqimor në rajonin e Adriatikut Jugor.
Përmes aktiviteteve të trajnimit, nxitjes së inovacionit, transformimit digjital dhe zhvillimit të rrjeteve të bashkëpunimit, ITC FOOD synon të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e sektorit agro-ushqimor, duke lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve, institucioneve dhe organizatave kërkimore nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia.
