(Zëri që çan rrezen…)

Në Krajë, më 20 nëntor, në një manifestim rasti u bë shfaqja publike e filmit dokumentar “Zëri që çan rrezen përgjysmë” kushtuar shkrimtarit Mehmet Kraja, me autor Haxhi Shabanin, prodhim i Art Club-it të Ulqinit.

Filmi rrëfen krijimtarinë e shkrimtarit Mehmet Kraja, përmes pjesëmarrjes së vetë autorit, si dhe të njohësve të veprës së tij, përfshirë edhe një narrator që rrëfen dhe shpjegon. Dokumentari zbulon fjalë pas fjale e pamje pas pamjeje, fuqinë e gjuhës së këtij autori, duke trajtuar temat si: vendlindja, kufiri, Shkodra (si ëndërr e ndaluar); përplasjet e personazheve me historinë, identitetin, pasojat e luftës, lirinë si koncept etj.

Në praninë e pjesëmarrësve, mikpritësi, veprimtari nga Kraja, Beqir Berjashi, i dha shkrimtarit “Mirënjohjen e Krajës”, një çmim që jepet për herë të parë. /Mehmet Kraja, FB/

By admini

Leave a Reply