
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale Ostros, do të organizojë promovimin e filmit dokumentar “Zëri që çan rrezen përgjysmë”, kushtuar shkrimtarit dhe akademikut të njohur shqiptar Mehmet Kraja.
Dokumentari, me autor Haxhi Shabani, do të shfaqet të premten, më 20 nëntor 2026, në ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës në Ostros.
Organizatorët bëjnë të ditur se në këtë veprimtari kulturore do të marrë pjesë edhe vetë Akademiku Mehmet Kraja, duke i dhënë aktivitetit një vlerë të veçantë.
Promovimi pritet të mbledhë dashamirës të letërsisë, kulturës dhe artit, si dhe qytetarë të interesuar për krijimtarinë dhe veprimtarinë e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
