Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka bërë të ditur programin e aktiviteteve që do të organizohen në kuadër të“Javës së Flamurit 2026”, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Programi përfshin veprimtari kulturore, letrare dhe festive në disa qytete ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Aktivitetet nisin më 20 nëntor në Rozhajë me programin festiv “Festojmë shqip për trojet tona”, me mbështetjen e Fondit Humanitar “Trojet Tona” dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Aktivitetet për Javën e Flamurit do tvazhdojnë me promovime librash, takime letrare, shfaqje teatrore, programe kulturore dhe koncerte festive në Ulqin, Ostros, Guci, Plavë, Tivar dhe Tuz.

Programi i aktiviteteve

20 nëntor 2026 (e premte)

  • Program festiv “Festojmë shqip për trojet tona”
  • Qendra e Kulturës, Rozhajë
  • Ora 12:30

22 nëntor 2026 (e diel)

  • Promovimi i librit të Begzad Baliut “Letërkëmbimi i Ismail Dodës me profesor Eqrem Çabejn”
  • Libraria “Ulqini”, Ulqin
  • Ora 19:00

24 nëntor 2026 (e martë)

  • Takim letrar “Kur fjala bëhet atdhe”
  • Shtëpia e Librit, Katërkollë
  • Ora 19:00

25 nëntor 2026 (e mërkurë)

  • Pritje (koktej)
  • Shtëpia e Kulturës, Ostros
  • Ora 11:00

25 nëntor 2026 (e mërkurë)

  • Shfaqja e dramës “Përtej hekurave” nga Teatri Shqiptar në Shkup
  • Qendra e Kulturës, Ulqin
  • Ora 19:00

26 nëntor 2026 (e enjte)

  • Program kulturor festiv
  • Shtëpia e Kulturës, Guci
  • Ora 13:00

27 nëntor 2026 (e premte)

  • Koncert festiv kulturor
  • Shtëpia e Kulturës, Plavë
  • Ora 12:30

27 nëntor 2026 (e premte)

  • Pritje (koktej) “Na bashkon gjuha dhe flamuri”
  • “Stara Çarshija”, Tivari i Vjetër
  • Ora 19:00

28 nëntor 2026 (e shtunë)

  • Defile me automjete
  • Stacioni i Autobusëve, Guci
  • Ora 12:00

28 nëntor 2026 (e shtunë)

  • Takimi i Parë Mbarëkombëtar i FORUM-it 26 “Shqipja – Atdheu ynë i përbashkët”
  • Pallati “Venezia”, Ulqin
  • Ora 17:30

28 nëntor 2026 (e shtunë)

  • Koncert festiv
  • QKI “Malësia”, Tuz
  • Ora 19:00

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet e parashikuara për nder të festës kombëtare shqiptare.

By admini