
Foto: Nikollë Camaj, fb
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka bërë të ditur nëpërmes një shkrimi në rrjetin social facebook se e ka nisur javën me një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), Saubih Mehmeti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Camaj kujtoi fillimet e angazhimit të tij politik, duke theksuar se partinë e kishin themeluar së bashku më 9 shtator 1990, ndërsa ai në atë kohë ushtronte detyrën e sekretarit të saj, shkruan Ulqini Online.
“Ditën dhe javën e punës sot e fillova me një takim tejet të mirëpritur, me kryetarin e partisë që e themeluam së bashku, më 09.09.1990, kur edhe isha sekretar i saj”, shkroi Camaj.
Ai bëri të ditur se gjatë takimit me Mehmetin janë trajtuar çështje aktuale, duke rikujtuar gjithashtu se pozitën e kryetarit të nderit në LD në MZ e mban ish-kryetari shumëvjeçar i kësaj force politike, Mehmet Bardhi.
