Më 28 nëntor në mbremje kreu shtetit shqiptar Bujar Nishani vëmendjen e përqëndroi fillimisht tek dekorimi i një numri të madh figurash historike.
U nderuan studiues të çështjes kombëtare dhe figura të shquara nga Kosova, arbëreshët e Italisë, por dhe diplomati amerikan Xhonatan moore
Nga nderi i kombit, medalja e artë e shqiponjës deri tek Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkon për Isa Boletinin, Mujo Ulqinakun, Abaz Kupin, Ymer Dishnicen, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, Hysni Lepenicën, Safet Butkën, Mark krasniqi, Mateo Mandala, Ali aliun, Idriz ajetin etj.
“Nderojmë personalitete të shquara të rrugës së gjatë të mundimshme të pavarësië së Shqipërisë, që ruajtën parimet e lirisë, Pavarsisë, personalitete të përkushtuar me mish e me shpirt përmes patriotizmit dhe punës për çështjen kombëtare shqiptare, besoj që dita e 28 nëntorit është momenti më domethënës që gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh dhe përkatësisht të vlerësojnë përpjekjet shekullore që shqiptarët kanë bërë për të ruajtur identitetin kombëtar”-u shpreh kreu i shtetit.
Kjo logjikë dominoi edhe fjalën e kreut të shtetit në pritjen zyrtare me krerët e shtetit, të pozitës dhe opozitës, ish-preidentët, ambasdorë e përfaqësues të botës së medias e biznesit.
Mujo Ulqinaku
Mujo Ulqinaku (lindur si Mujo Cakuli; 1896 – 7 Prill 1939) oficer i Mbretërisë Shqiptare dhe Hero i Popullit shqiptar.
Jeta
Një ndër luftëtarët e parë më të shquar dhe organizues i qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian në prill 1939, Hero i Popullit. Lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.
Aktit heroik të Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit, emrin e tij e mbajnë rrugë, anije, shkolla etj.