Nga Akad. Nikë GASHAJ, politolog
Sikurse është e njohur, më 7 qershor 2026, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. U takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin udhëheqësin e vet politike, por si profesionist politik e vlerësoj, se sot për sot, Kosova nuk ka parti më të mire politike se Vetëvendosjen në krye me liderin e njohur politik Albin Kurtin.
Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 7 qershor. Albin Kurti është kandidat për Kryeministër. Po ashtu, në listën e Vetëvendosjes, mund të vrehen një numër i madh i kandidatëve për deputetë të mirëfillët, intelektualë të lartë, nga të cilët mund të pritet sendërtimi i një politike progresive në Kosovë. Meqënëse, Kosovës i janë të nevojshme: reformat thelbësore të sistemit shoqëroro-ekonomik, politiko-juridik, arsimoro-kulturore, si dhe në fushën e shëndetësisë; zbatimi kosekuent i pushtetit ligjor, demokratizimi dhe evropizimi; një politikë reale e përkrahur nga miqët ndërkombëtar; politikanë të mençur dhe ekspertë të lartë politikë për zhvillimin e Dialogut Kosovë-Serbi dhe integrimit të Kosovës në Bashkësinë Evropiane dhe NATO.
Prandaj, mëndoj se është e preferueshme, që me 7 qershor, qytetarët në Kosovë, si dhe diaspora e kosovës të jenë unik, e të dalin masivisht në votime për të votuar Listën Vetëvendosje, për të mirën e vendit, sepse, ajo me siguri do ti sjelli vendit ndryshime pozitive. Mirëpo, është me rëndësi që votuestit mos të bien nën ndikimin e manipulimeve të partive tjera, mos ti humbin votat nëpër parti të ndryshme, por ti bashojnë votat në një vend, në Vetëvëndosje, sepse Kosova sot në këto zgjedhje gjindet në një udhëkryqje politike dhe historike për ardhëmërinë e saj. Andaj, nga këto zgjedhje pritet të dali një qeveri e fortë, reformatore, e qendrueshme dhe kompetente, me kuadro të moralshëm dhe patriotik.
Për këtë arsye në Kosovë dhe diasporë duhet të bëhet një mobilizim i madh i qytetarëve për votën e një politike pozitive – progresive shtetërore dhe shoqërore. Prandaj, është shumë me rëndësi që Vetëvendosja në këto zgjedhje të fitoi rreth 60 % të votave parlamentare, në mënyrë që vet ajo të ketë mundësi për ta formuar qeverinë e re dhe për të zgjedh presidentin e Republikës së Kosovës përpa pas nevojë për koalicione me parti të tjera politike të pëziera në korrupcion dhe krime të organizuara, me gardën e vjetër politike të konsumuar, e cila dështoi më se 20 vite në politikën e brendshme dhe të jashtme në rrafshin ndërkombëtar, apo me Listën serbe(Listën e Vuçiqit).
Prandaj, jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë mjaftë vigjilent për ta kuptuar krizën politike të kuadrove të Kosovës, respektivisht të gardës së vjetër politike. Andaj, për ecjen përpara, për përparimin dhe progresin e Kosovës, respektivisht për shpëtimin e vendit është i domosdoshëm një politikë funksionale, demokratike e mbështetun në pushtetin ligjor dhe qeverisjen e mirë. Mu për këtë arsye, shpresoj, që në zgjedhjet e 7 qershorit do të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesëve për Lëvizjen Vetëvendosje.
Respektivisht, vullneti i popullit në këtë udhëkryqje politike në Kosovë duhet të shprehet në mënyrë plebishite, si referendum, për partinë politike Vetëvendosje, sepse ajo do të ishte fitore e madhe historike për popullin dhe shtetin e Kosovës. Andaj, sot, ardhmëria e Kosovës është në duar të qytetarëve të saj. Prandaj, të nderuar qytetarë të Kosovës, vetëm përpara – Urime fitoren triumfale të 7 qershorit të Partisë Vetëvendosje me një udhëheqës politik karizmatik: Albin Kurtin.

