Ne në Ulqin shumica e popullsisë jemi me kombësi shqiptare. Të gjithë e duam vendin tonë, gjithashtu e duam edhe jemi krenar me kombësin tonë. Sikur t’u referohemi kafeneve edhe fushatave parazgjedhore do të thoja që jemi populli më patriot në rruzullin toksor. Për çdo ditë nëpër kafentë tona ndëgjojmë biseda të ndryshme rreth çështjes kombëtare,te gjith kritikojmë,të gjithë japim mendime se si duhet të jemi të bashkuar edhe se si duhet ta mbrojmë gjuhen dhe traditat tona,mirpo me 14 nëntor në realiteti u duk dicka krejt ndryshe.
Me 14 nëntor para kuvendit komunal të Ulqinit u organizua një protestë për të shprehur paknaqësitë rreth çështjes së arsimit të shqiptarve në Mal te Zi. Në këtë protestë moren pjes reth 200 persona ku kishte prind, intelektual si dhe politikan.
Vallë kaq pak jemi,kaq pak kanë ngelur në mbrojtje të dinjitetit, kaq pak mendojnë qe arsimi shqip po përballet me probleme serioze, kaq pak e shohin që po diskriminohemi dhe po na shkelen femijët dhe e ardhmja jonë, apo vetem kaq pak kanë guximin apo njerzit ngurruan te dalin që të shprehin këtë paknaqësi.
Ra ky mort dhe u pamë është një ndër veprat e të madhit Kadare, derisa për ne shqiptarët autokton në Mal të Zi do të vlente thënia RA KJO PROTESTË DHE U PAMË
“vetem kaq pak kanë guximin” tjeret flasim neper biruca, apo kafene!