HOXHA
Nga Mentor LLunji*
Sot bëhën 76 vite nga vrasja e hafiz Hasan Llunjit.
Pa gjygj dhe pa faj…Mekati I madh i bërë ndaj nje intelektuali dhe patrioti të dalluar a thua se ende qëndron mbi supet e Ulqinit.
Ende nuk dihet ku pushon Hoxha I Ranës, myderrizi dhe myftiu I qytetit… Që kjo tragjedi homeriane të jetë e plotë, perveç tjerash, la gruan shtatzënë dhe 6 fëmijë.
Ishte në vazhdimësi i përndjekur nga regjimi I mbretit Jugosllav, për çka u desht të largohej nga Ulqini dhe u persekutua përfundimisht nga ‘komunistët’, poashtu për shkak të qëndrimeve të tija për identitetin dhe kulturën tonë.
Qyteti asnjëherë nuk e kujtoi…Emri i tij vite me rradh u përshpëriste me drojë.
Shoqëria e tij e ngushtë me priftin Nikollë Tusha për shume bashkohës te tijë nuk ishte me vend.
Jo rrallë i çonin fjalë qe ta ndërpresë shoqërimin me një prift “pasi kjo nuk I bën nder një prijësi musliman”…Fjalë që edhe sot mbas 80 viteve mund të ndëgjohen nga të prapambeturit të të dy feve..
Kjo shoqëri e ngusht e prijësve fetar, jo vetem për ate kohë, por edhe sot, është shembull I ndritur i bashkjetesës fetare në viset shqipëtare.
Hoxhën e vran me 15 dhjetor 1944 se bashku me 3 ulqinak tjerë: Zyhdi Ficin, Memin Resylbegun dhe Caf Cankën…
Me duar të lidhur në tela I paraduan nepër tëre qytetin kinse po I çonin në gjykim në Cetinë…Ishte një ditë e zymt dhe me shi… I ndaluan afër një kthese në dalje të Ulqinit, ku pas pak u ndëgjuan dy rafale të gjata. Sipas dëshmitarëve, pas rafalit të parë, hoxha ra në gjunj…dhe ashtu I plagosur u ngriti sërisht në këmb….kur edhe e qëlloi rafali fatal… Sot ai vend njihet si Laku i Hoxhës. ..Kriminelëve vrasëtar kjo nuk i mjaftoi, kështu hoxhës pas ekzekutimit i morrën edhe çizmet. …me gjasë si trofe për punën e kryer.
Vrasjet në qytet nuk u ndaluan me kaq…Nikollën e pushkatuan diku ne rethinë të Podgoricës së bashku me Hodo Alibegun, pas gjykimeve të montuara në vitin 1947… As hoxhës as priftit ende nuk dihet saktë ku I pushojnë eshtrat.
Eshtë më se e qartë që vrasja e një personalitetit të tillë, u bë me qëllim që ta traumatizoj popullin e qetë të Ulqinit dhe friga që u mbjell me atë rast ishte tepër e thellë…Kjo ndoshta më se mirë përshkruhet me faktin që në ditet pas vrasjës se hoxhës, te shtëpija e familjes, për ngushëllime erdhi vetëm një njeri.
Regjimi I kohës në mungesë të dëshimve, dhe I ndihmuar nga OZN-a famkeqe, përpiloi ‘peticionin’ për denimin e këtyre patriotëve, ku kinse qytetarët e Ulqinit po kërkojn qe këto ‘keqbërës’ të denohen sa më rend…Lista e turpshme me nënshkrime qarkulloj një kohë si metodë për kompromentimin dhe shukatjen e atyre që nënshkruan…Kjo shukatje me kohë u shëndrrua në heshtje e cila po zgjatë që 76 vite.
Ulqini duhet të çlirohet nga trysnia e heshtjes dhe barra e padrejtesisë se bërë ndaj këtyre dy figurave të shquara…. Ka ardh koha që hoxha dhe prifti të marrin vendin e merituar në shoqërinë tonë. Vendin e martirëve të qytetit dhe kombit.
Ulqini duhet të çlirohet nga kultura e mbrapsht e indiferencës ndaj të kaluarës së vet…Duhet më ne fund të hekim pluhurin e frigës nga kujtesa jonë dhe të fillojm ti shenojmë historitë tona reale, lartesojmë njerëzit tonë që dhanë diçka për këtë vend…e të japësh jetën nuk është pak.
*Marrë nga faqja e autorit ne facebook