‘’Një komb që harron historinë dhe personalitet e vet , është i dedikuar të fiket dhe asimilohet’’, ky koment në rrjetet sociale na bëri shumë përshtypje dhe ja vlen të rithuhet dhe përsëritet sa më shpesh në mëmyrë që të shmangim të keqen e kësaj thënie.

‘’Sot bëhën 76 vite nga vrasja e hafiz Hasan Llunjit’’, kështu e fillon një shkrim të tij shumë interesant inxhinjeri dhe intelektuali i njohur I qytetit të Ulqinit Mentor LLunji. Në shkrimin e tij dedikuar këtij rasti, Llunji tregon edhe për shoqërinë që hoxha I i nderuar Hasan LLunji kishte me priftin Nikollë Tusha si dhe fundin fatal të të dy klerikëve shqiptar në qytetin e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

‘’Shoqëria e tij e ngushtë me priftin Nikollë Tusha për shume bashkohës te tijë nuk ishte me vend. Jo rrallë i çonin fjalë qe ta ndërpresë shoqërimin me një prift “pasi kjo nuk I bën nder një prijësi musliman”…Fjalë që edhe sot mbas 80 viteve mund të ndëgjohen nga të prapambeturit të të dy feve..
Kjo shoqëri e ngusht e prijësve fetar, jo vetem për ate kohë, por edhe sot, është shembull i ndritur i bashkjetesës fetare në viset shqipëtare.
Hoxhën e vranë me 15 dhjetor 1944 se bashku me 3 ulqinakë tjerë: Zyhdi Ficin, Memin Resylbegun dhe Caf Cankën…
Me duar të lidhur në tela i paraduan nepër tëre qytetin kinse po i çonin në gjykim në Cetinë…Ishte një ditë e zymtë dhe me shi… I ndaluan afër një kthese në dalje të Ulqinit, ku pas pak u ndëgjuan dy rafale të gjata. Sipas dëshmitarëve, pas rafalit të parë, hoxha ra në gjunj…dhe ashtu i plagosur u ngriti sërisht në këmb….kur edhe e qëlloi rafali fatal… Sot ai vend njihet si Laku i Hoxhës. ..Kriminelëve vrasëtar kjo nuk i mjaftoi, kështu hoxhës pas ekzekutimit i morrën edhe çizmet. …me gjasë si trofe për punën e kryer.
Vrasjet në qytet nuk u ndaluan me kaq…Nikollën e pushkatuan diku ne rethinë të Podgoricës së bashku me Hodo Alibegun, pas gjykimeve të montuara në vitin 1947… As hoxhës as priftit ende nuk dihet saktë ku I pushojnë eshtrat’’, shkruan Llunji ndër të tjersa në shkrimin tij.

By admini