Këshilli i Qarkut Shkodër ka vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohjeje veprimtarin e njohur të jetës politike dhe publike të shqiptarëve në Mal të Zi, Nikollë Gegaj, për kontributin e tij ndër vite dhe angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe Shqipëri.

Me këtë rast, u theksua rëndësia e lidhjeve historike, kulturore, gjuhësore dhe njerëzore që bashkojnë Shkodrën, Tuzin, Malësinë e Madhe dhe trevat shqiptare në Mal të Zi.

Këshilli i Qarkut Shkodër ritheksoi përkushtimin për të mbështetur bashkëpunimin ndërkufitar, shkëmbimet kulturore dhe nismat që fuqizojnë lidhjet mes institucioneve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Kufijtë na ndajnë gjeografikisht, por historia, gjuha dhe identiteti shqiptar na bashkojnë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

By admini

Leave a Reply