Nacionalizmi i Kishës Ortodokse Serbe karshi pavarësisë së Kosovës
Nga Qani Osmani
Kisha ortodokse Serbe me aktivitetin dhe propagandën e saj politike nxiti popullin serb të bëjë krimet më makabre ndaj popullatës civile dhe të pa mbrojtur shqiptare gjatë viteve 1998-99 në Kosovë me qëllim që të asgjesoj përfundimisht elementin shqiptar nga trojet e veta. Kjo Kishë që vuan nga sëmundja e amnezionit, çmendurisë nacionale, epshit ndaj urrejtjes kundër popujve jo-serb, me pamfletet dhe predikimet e saja, kanë ngulitur thellë në vetëdijen e çdo serbi urrejtjen nacionale kundër shqiptarëve dhe është vështirë edhe pas shumë shekujsh të largohet urrejtja patologjike e tyre. Ky është një kompleks i pa shëruar i nacionalizmit serb kundër popullatës shqiptare në përgjithësi e veçmas të Kosovës.
Shikuar në përgjithsi të gjitha religjionet në tërë globin, si; mysliman, katolik, protestant, hindus, budist, ortodoks jo-sllav, etj, kryejnë shërbime fetare për t’i larguar njerëzit nga urrejtja nacionaliste duke mbjell paqe dhe harmoni në popuj, ndërkaq, kisha ortodokse sllave-serbe dhe ajo greke të prirë nga klerikët e tyre nxisin urrejtje, bëjnë propaganda armiqësore ndaj popujve jo-serb dhe jo-grek. Të gjithë klerikët, predikuesit e feve tjera, i shënjtërojnë njerëzit e paqes (që kontribojnë për paqe), ndërsa klerikët serb i shentërojnë ata që bëjnë krime kundër popullit jo-sllav, siç ndodhi edhe në Kosovë me popullin shqiptar. Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik. Vetëdija e tillë e përvetuar krijoi psihopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore.
Idetë për rikolonizimin e sërishëm të Kosovës, mbi të cilën shteti serb ka ushtruar me dekada terror të egër, Irinej i plason me reliktet e politikës hegjemoniste, pjesë e së cilës janë dhe presidenti, kryeministrja, shefi i diplomacisë serbe, intelektualët piromanë, shkrimtarët e akademikët albanofobë, partitë politike me ide shoviniste dhe, natyrisht, gjeneralët mbeturina të armatës paramilitare millosheviqjane.
Për obligim kombëtar të kthimit të rrotës së historisë, makiavelisti Irinej i referohet, si i vin më mirë, Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës: “Shqiptarët duheshkan të gëzojnë autonomi, por Kosova duheshka të kthehet patjetër brenda kufijve të Serbisë”. Ky është refreni i ditëpërditshëm i ftesave luftnxitëse të luciferrit që “predikon” paqen e Zotit, i liderit shpirtëror të serbëve që bën sikur nuk e ka të qartë se tentimi për kthimin e sërishëm të Kosovës në kasaphanen e tij nënkupton gjakderdhje e gjenocide të reja në këtë pjesë të Evropës.
Ashiqare, Irinej nuk u tutet luftërave dhe tmereve të saj. Shpirtin e tij e trazon vetëm paqa eventuale ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe droja e tradhëtisë së idealëve serbomadhe nga ana e krerëve të lartë të politikës serbe, veçmas dorëzimi i mundshëm i Vuçiqit para presioneve të mëdha të shteteve më të fuqishme të globit, që me disa përjashtime, tani më e kanë njohur Kosovën si shtet. Për këtë para sa kohësh Irinej e dekoroi presidentin Vuçiq me dekoratën më të lartë të Kishës ortodokse serbe dhe e lavdëroi kryeneçësinë e tij për mospranimin e shtetësisë së Kosovës. Me këtë akt, patriarku tenton ta betonojë qëndrimin rigjid të politikës aktuale serbe ndaj Kosovës si shtet të pavarur, me çka mbetet e hapur mundësia për kthimin e saj në kthetrat serbe, nëse prishet balanci aktual i forcave dhe nëse ndryshojnë rrethanat dhe interesat e fuqive të mëdha…
Drojën e reciklimit të së keqes e bën më reale edhe rritja e ndikimit rus në Serbi dhe dështimi i mëparshëm i Mogherinit dhe Hahnit për të zgjidhur drejt konfliktin shekullor serbo-shqiptar, që tani do të tentojë ta zgjidhi diplomati amerikan: ambasadori Richard Grenell – i dërguari special i presidentit Tramp, me gjasa nëpërmjet politikës së “shkopit të karrotës”.
Ky diplomat me përvojë, pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe ndryshimeve që pasuan në qeverisjen e vendit nga një struktur e re, do të përpiqen që në një afat relativisht të shkurtë të arrijnë një marrveshje, që pritet të rezultojë me njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia. Ndërkaq, kryeministri i ri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, është kategorisht kundër marveshjeve që mund ta detyrojnë Kosovën të bëj kompromise të reja në favor të Serbisë. Albini shprehu gatishmërin për dialog por “pajtimi mund të bëhet kur Serbia ta pranojë pavarsinë e Kosovës edhe t’i paguajë dëmet e luftës”…
Sipas njohësve të çështjes në fjalë, pozicioni hegjemonist i politikës rigjide serbe dhe qëndrimet jo fort të afërta të Departamentit të shteti amerikan dhe kryeministrit aktual të Kosovës, mund ta mbajnë të hapur për kohë të pacaktuar dialogun Kosovë – Serbi, e kjo mund të hidhëroj presidentin tramp, që duket se do të udhëheqë një politik ndryshe ndaj këtij problemi në raport me ish presidentët e SHBA – Klinton, Bush dhe Obama.
Nëse kësaj mundësie akoma hipotetike ia shtojmë edhe mungesën e gatishmërisë së politikanëve shqiptar për të folur me një zë për çështjet madhore të Kosovës, trysnia ndaj më të dobëtit dhe rreziku i kompromiseve të dhembshme në dëm të Kosovës duken shumë të mundshme. Mos e dhashtë Zoti!, por, nëse ndodh çfarëdolloj ndarje e re Republikës së Kosovës, fajet do të bien mbi politikanët shpirtshitur e të korruptuar shqiptarë, që e presin duelin me armikun shekullor si “tre gomerët e fabulës, të cilët përfunduan njëri pas tjetrit në barkun e ujkut”.
Megjithatë, duhet të shpresojmë se edhe kësaj here do të ngadhnjejë drejtësia dhe Kosova do ta ruajë pavarsinë e saj në kufijtë me të cilët është pranuar nga shtetet më të fuqishme të botës. Zgjidhjet tjera do të krijonin një Palestinë të re në mes të Evropës, e cila u konvenon vetëm luftënxitësve si puna e patriarkut militant serb Irinej.
16 mars, 2020.