Qeveria dhe Banka Qendrore e Malit të Zi kanë miratuar paketën e masave ekonomike për sanimin e pasojave negative të Coronavrirusit, ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq. Është paraparë shtyrja e pagesës së kredive për 90 ditë, si dhe paguarja e tatimeve dhe e kontributeve në të ardhura si dhe e detyrimeve në pajtim me ligjin për riprogramim shkruan rtcg. transmeton Ulqini Online.
Është shtyrë edhe pagesa e tatimeve si dhe hartimi i linjës së re të Fondit investues zhvillimor për ndihmë ndaj ekonomisë deri në shumën maksimale, 3 milion euro për një shfrytëzues. Qeveria ka ndarë edhe një milion euro ndihmë për familjet më të rrezikuara.
“Projektet e filluara kapitale nuk do të ndërpriten”, ka theksuar Markoviq.
Ai ka theksuar se Qeveria edhe në të ardhmen të gjitha masat do ti sjell me kohë.
“Është momenti kur të gjithë, shteti, ekonomia dhe qytetarët duhet ta ndajnë barrën e rrezikut, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbijetojmë”, ka rekomanduar Markoviq.
Ai u ka bërë ftesë të gjitha kompanive që një pjesë të parave të kursyera ti drejtojnë për ndihmë ekonomisë së Malit të Zi. Markoviq poashtu ka thënë se tani për tani, nuk mendohet futja e gjendjes së jashtzakonshme. Ndërsa ndër masat e reja të Qeverisë për ndihmë banorëve më të rrezikuar, ka vendosur që pensionistëve me pensionet më të ulëta dhe atyre me ndihma sociale, tu ndajë nga 50 euro, të cilat do ti sjellë posta në adresën e secilit përfitues të kësaj ndihme, njoftoi Ministri për punë dhe kujdesin social, Kemall Purishiq.