Në Mal të Zi numri i të prekurve ka shkuar në 13 veta.
Mjeku nga Tivari Adis Martinoviq për barinfo tregon se nën mbikqyrje në këtë qytet janë 350 persona, trasnmeton Ulqini Online.
Ai tregon se sot do të testohen edhe dy persona, njëri nga Tivari dhe tjetri nga Ulqini, dhe mostrat do t’i dërgojmë në Podgoricë. Këta janë persona që janë nën kontrollin tonë, tregon mjeku Martinoviq.
Mjeku shton se situata ndryshon nga minuti në minut. Ai poashtu bënë thirrje edhe një herë për të gjithë, të respektojnë masat, të qëndrojmë në shtëpitë e tyre dhe nëse dikush ndjen simptoma të telefonojnë te shërbimet përkatëse që janë të gatshme gjatë gjithë ditës dhe natës.