NJË ÇASTË N’PODGORICË…

Nje-cast-ne-podgoricePo shkoja drejtë qendrës së Podgoricës
Nga oborri i shtëpisë një vogëlushe bërtiti
Sa kalova atypari i vetëm rrugicës
Su përmbajtë, je shumë i bukur m’tha, m’habiti

Ma tha hapur, guximin e mori
Ndoshta më parë do ta ketë menduar
Atë që ndjeu, tani e shfaqi e nxori
Se ishte e dlirë, e çiltër e padjallëzuar

Ç’do ditë të njëjtave rrugica duke kaluar
Si duket i kisha lënë përshtypje t’mirë
Unë rrugës e ajo nga oborri duke m’shikuar
Ju duka i veqantë, e tha me shumë dëshirë

E mbajta për vete, u lumturova
Se prisja reagimin e çastit
Një buzëqeshje ia dhurova
E përjetova kënaqësin e rastit!

Sejdullah MARTINAJ
Holandë, 13 nëntor 2014

By admini