Shkruan Esad Gjonbalaj
Me rastin e 9 Vjetorit te Pavarësisë se Kosovës komuniteti shqiptar i Amerikës ne New York organizoj një manifestim ku te gjitha shoqatat e komunitetit te bashkuara Festuan këtë dite historike për fatet e kombit dhe mëvetësisë se Kosovës.
Komuniteti shqiptaro-amerikan nderoj me Mirënjohje për veprimtari Kombëtare tre aktivist te diasporës tone te cilët për fat te keq nuk gjinden ma ne mesin tone. Këto mirënjohje u dhuruan familjareve te tyre për Ahmet Zherken, Gjergj Kalaj dhe bashkëvendësin tonë Shaban R Gjonbalaj
Me këtë rast u folën edhe ca fjalë rreth veprimtarisë dhe jetës se tyre.
SHABAN RAMA GJONBALAJ
Në Vuthajt e Plavë – Gucisë legjendare, në kohëra të errëta për popullin shqiptar në përgjithësi, në kohën kur në Jugosllavinë titiste rankoviqizmi çdo ditë e më tepër çonte krye duke tjetërsuar e mohuar çdogjë shqiptare përmes formave më brutale, në shtëpinë e Ramë Haxhisë Gjonbalaj u lind gëzimi i parë i shtëpisë, u lind Shabani, pikërishtë me 17 Janar 1956.
Dëshira e të atit Ramës ishte sikurse e çdo Vuthjani dhe çdo atdhetari që t’i rriti e ti shkolloj fëmijët e vetë. Rama në këtë aspekt ishte tepër i rrebet e rigoroz dhe që në ditët e para të shkollës ndër të tjera i thotë mësuesit të Shabanit: “ Ta la në dorën tande, ba çka të duash me ta, trajtoje si fëmijën tuaj “!
Shabani ndjeki shkollën fillore në vendlindje, ciklin e ulët në Vuthaj, ndërsa ciklin e lartë në Guci, por, reprezaljet, përndjekjet e padrejtësitë që ushtronte regjimi jugosllav nga njëra anë e nga ana tjetër si duket mentaliteti pakca patriarkal vendor e burrëruan para kohe.
I ngopur me shëmtitë e pushtetit ndaj shqiptarëve dhe duke mos parë asnjë shpresë për një të ardhme më të mirë e më të ndritëshme për shqiptarët, vendosi të marr rrugën e gurbetit drejtë Amerikës, por, duke marr me vehte kujtimet e pashlyara të së kaluarës, dashurinë për farefisin, për vendlindjen dhe atdheun të cilat i kultivoi, i përsosi dhe i ruajti me gjelozi.
Sëbashku me një grup bashkëvendësve arrijnë ne qytetin Trieste te Italisë me 6 Mars 1971. Ne këtë udhëtim drejt Amerikës ishin edhe këto familje nga Plave Gucia familjet e Sali Ujkani Ahmetaj, Binak Fazlija Ahmetaj, Riz Zymeri Prelvukaj dhe Sefer Elezi Dedushaj nderkaq po ne këtë grup ishte edhe djali i axhës se Shabnit, Fadil Isa Gjonbalaj .
Pas një qëndrimi disa mujor këto familje arrijnë te udhëtojnë për ne SHBA.
Shabani megjithëse i ri u ambientua shpejtë në Shba, ju përkushtua me zellë jetës dhe punës gjë që shpejtë arriti që në qendër të New Yorkut të bëhet pronar i restoranit “La Treiestina” në 34st dhe Lexington ave, NY e poashtu “La Treiestina” bëhet sofër dhe fole atdhetarie shqiptare nga ku edhe do organizohen rezistenca, protesta e veprimtari tjera antijugosllave.
“La Treiestina” për nga aktiviteti kombëtar së shpejti ra në veshin dhe syrin e argatëve të UDB – së jugosllave, fatkeqësisht shumica e tyre shqipfolës të cilët në vitin 1987 provuan atentat ndaj Shabanit , por, pa sukses.
Po në të njëjtin vit 1987 dhe po në të njëjtin restorant “La Treiestina” organizohet fushata për ngritje fondesh për shqiptaro-arbëreshin z. Joe Diogardi e që përfundoi me sukses kongresisti i parë shqiptaro- arbëresh në kongresin amerikan.
Shabani ashtu si restorantin hapi edhe dyert e shtëpisë për shumë shqiptar të cilët i tretën rragallat e jetës për të filluar jetë të re në Amerikë.
Humanizmi dhe ndihmesat e përhershme të tija ndaj nevojlive në trevat Shqiptare i janë të njohura dhe të dëshmuara tër komunitetit tonë në Shba e gjetiu.
Ishte çdoherë krah i fortë në çdo aktivitet kombëtar, ishte aktiv në klubin “Jusuf Gërvalla”.
Ëndërrat e Shabanit i la pa realizua dhe i shuajti sulmi i kobshëm hemorragjik për ta ndarë nga jeta me 10 Janar 2006 në New York, pra mu atëherë kur familjes dhe kombit i nevojitej më së shumti. Ç’farë ironie, janari i ftohte e solli në jetë gëzimin e familjes e poashtu janari i ftohtë e ndau nga jeta dhe ja muar gëzimin e familjes !
Nuk mund t’i mbes borxh bashkëshortes e bashkudhëtares së Shabanit e cila shprehet: “ Shabani ka qenë si burrat e kohërave për çështjen kombëtare, për ndihma-donacione nuk më ka pyetur asnjëherë, ai ka dhuruar sepse dashuria për Atëdhe ishte në gjakun e tij”.
Është poashtu për t’u cekur rrëfimi i një bashkatëdhetari për takimin rrënqethës pas shumë viteve i Shabanit me mësuesin e shkollës fillore në një restorant në Guci në fund të viteve 1970 – të. Mësuesi hyn në Restorant, e shef Shabanin dhe shtanget në vend i penduar se kishte qenë shumë i ashpër ndaj Shabanit ( sipas dëshirës të të atit Ramës ) , por, duke u përqafua Shabani i thot mësuesit: “kam lyp me më myt krejt se nuk kam mësue mirë” dhe me lot ne sy e përqafon mësuesin e dashur te ti Ramiz Istrefin Gjonbalaj . Çdonjërin në atë restorant Shabani e qarosi me pije dhe ushqim. Kjo tregon se ai ishte i vetëdijshëm për rëndësin dhe rolin e arsimit.
Shabani krijoj dhe la pas vehte një familje të shëndoshë atëdhetare, bashkëshorten e bashkudhëtarën e jetës Xhemilen, fëmijët e lindur e të rritur në mërgim, djemt Dritonin e Jetonin dhe vajzat Shqipën e Ganimeten të cilët ndjekin me krenari rrugën e babait.
Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Ramë Gjonbalaj !
Qoftë i përjetshëm kujtimi !
18 Shkurt 2017