Kisha “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, mblodhi fonde për përfundimin e punës në katedralen Shën Pjetri në Tivar
Beqir SINA – New York
Në darkën e ngritjes së fondeve për përfundimin e punës në katedralen Shën Pjetri në Tivar u mbledhën 120 mijë dollar – duke çuar shumën e pergjithshme në 450 mijë dollar nga donacionet e Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës – në New York
BRONX NY : Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës – Our Lady of Shkodra” në New York, e cila është e dalluar për grumbullimin e ndihmave, organizoi mbrëmë në lokalin “Maestros” në Bronx darkën e ngritjes së fondeve, për përfundimin e punës në katedralen “Shën Pjetri” në Tivar, duke mbledhur 120 mijë dollar
“Duke mbledhur edhe 120 mijë dollar të tjera, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës ”, në New York, e rriti shumën e ndihmave për ndërtimin e Katedrales “Shën Pjetri” në Tivar, me 450 mijë dollar, duke i dhën fund me këtë mbrëmëje nē Nju Jork, edhe fushatës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales “Shën Pjetri” në Tivar,” tha Leonardo Berishaj, anëtar i keshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës ” në New York.
Darka Gala, e cila pati fjalime, muzike, supriza te tjera e lojra fati, u zhvillua në lokalin tashmë të njohur për komunitetin shqiptar, Maestro’s në Bronx, pikërisht nga ai vend ku komuniteti shqiptar i këtij qyteti organizon shepesh her mbrëmje Gala, dhe tubime të tjera.
Ne darkën e mbrëmshme mori pjesë edhe Arkipveshku i Tivarit, I përndershmi Monsinjor Rrok Gjonlleshaj, Patër Pashko Gojçaj, Dom Pjetër Popaj, Dom Viktor Dedaj, Dom Gjergj Meta, seminarist Vasel Gjonlekaj,i nderuari Kryetar i Këshillit të Kishës Tonin Lumaj, Drejtori i Qendrës Kulturore Nëna Tereze, zoti Marjan Cubi, si dhe anëtari i Assembles së Shtetit të New Yorkut z. Mark Gjonaj.
Drejtues i kësaj darke, ishte Leonardo Berishaj
Bekimin e darkës e kreu Dom Victori, ndihmës i cili njëhereshit është edhe famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.
Kjo mbrëmje, është e organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës përmes Komisionit të Katedrales së Shën Pjetrit, për ngritjen e fondeve për përfundimin e punës në katedralen Shën Pjetri në Tivar, tha drejtuesi i kësaj darke Gala.
Pra, sipas tij veprimtaria e Komisionit, është vazhdim i fushatës të cilën ata than se e kan filluar në dhjetor të vitit 2013 dhe realizohet si përher nën mbikqyrjen dhe me pëlqimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj.
Udhëheqësi i kësaj mbremje, Leonardo Berishaj, fillimisht, në emër të Komisionit të Katedrales së Shën Pjetrit, dhe në emrin e tij personal, përshendeti të gjithë të pranishmit.
Ai tha se pershendetje dhe falenderim i veçantë, me këtë rast shkon për mysafirët – Imzot Rrok Gjonlleshaj dhe Patër Pashko Gojçajn mbasi u shpreh Berishaj, është privilegj dhe kënaqësi t’ju kemi sonte në mesin tonë.
Përshendetje dhe falënderim të veçantë, tha ai, i drejtohet mysafirit të përhershëm, të komunitetit shqiptar në Amerikë, z. Mark Gjonaj, anëtar i Assembles se Shtetit te NY.
Po ashtu, ai ka përshendetur edhe Kryetarin e Këshillit të Kishës z.Tonin Lumaj, Drejtorin e Qëndrës Kulturore Nënë Tereza z. Marjan Cubin, dhe të gjithë anëtarët e Komisionit të katedrales së Shën Pjetrit, të cilët me kënaqësi e pranuan detyrën dhe e përkrahën këtë fushatë.
Drejtuesi i mbremjes në ëmër të Komisionit për grumbullimin e fondeve falenderojë të gjithë për praninë e tyre, si dhe të gjithë donatorët, të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut vite me radhë për projekte, duke filluar nga kisha në New York, pastaj për Malësi, për Shqipëri, për Kosovë.
Gjithashtu, ai falenderojë dhe sponzorët e kësaj mbrëmje te cilet kishin siguruar çmimet për lotarinë që u organizua me kete rast.
Po ashtu, falenderojë edhe ata që ishin te angazhuar për argëtim: Ansambli muzikor dhe Kengetari I mirenjohur Fran Vulaj, Ylli Sufaj dhe Nick Cubi
“Gjithmonë, tha Berishaj, duke ndihmuar popullin shqiptar, për gjuhë, për fe, për komb – për të cilat baballarët tanë luftuan që ti ruajnë në kushte të vështira, të gjithë janë më se të faleminderuar”.
Në mesin e faleminderimeve, për donatorët, ai përmendi disa nga donatorë të cilët gjatë fushatës në vitin 2013/2014 dhanë edhe shuma të konside-rueshme për Katedralën e Shën Pjetrit:
Z. Ndoc Zef Simonlacaj $70,000.00
Z. Paloke Nike Rudaj $100,000.00
Familja e Noc Mati Gjonaj $10,000.00
Leke dhe Pashko Gojcaj $5,000.00
Rrok Pjeter Zadrima $5,000.00
Dode Prec Curanaj $5,000.00
Simon Zef Simonlacaj $5,000.00
Mirëpo, theksoj Leonardo Berishaj, se në realizimin e kësaj fushate mundësuan të gjithë pjesëmarrësit e saj, me përkrahjen masovike e me donacione sipas mundësive, se edhe për suksesin e fushatës duhej përkrahja dhe kontributi i të gjithëve.
Dhe, kur flasim për rëndësinë e Katedralës, vazhdoi ai, se Katedralia e Shën Pjetrit në Tivar u nevojitet, të gjithve besimtarve katolik, ajo gjithashtu u shërben dhe do t’u shërbejë katolikëve, shqiptarëve, e veçanarisht duhet të kemi parasysh faktin se Arqipeshkvia e Tivarit, në rrethana të vështira historike të mirënjohura, është i vetmi institucion fetar, i cili në këto hapësira e ka periudhën më të gjatë të ekzistimit, athere dhe bujaria jonë është e madhe.
Më tej ai sqaroi të pranishmit, se për sa u takon punimeve në Katedralë, si’ç ka spjeguar më parë monsinjor Zef Gashi, punimet jashtë kryesisht janë përfunduar, një pjesë e kësaj Katedrale, e cila është shuguruar, mirëpo kanë mbet pa përfunduar edhe një pjesë e punimeve brenda katedralës dhe pajisja e saj.
Më pas duke e ftuar për një përshëndetje, ai lexoi edhe një material biografik simbas zakonit të këtyre fushatave, dhe e nisi me atë që e bekojë darkën, Dom Viktor Dedaj, ndihmës-famullitar në Kishën tone Zoja e Shkodrës.
Dom Viktori, tha ai kater vitet e para të shkollës fillore i ka krye në Shën Gjergj, kurse gjimnazin në Ulqin. Studimet e larta Filozofi dhe Teologji I përfundon në Shkodër në vitin 2001.
Në Podgoricë, në Kishën Zemra e Krishtit me datën 7 korrik 2001 Eminenca e tij Monsinjor Zef Gashi shuguron dom Viktor Dedaj.
Dom Victori për pak kohë shërben në Katedralen e Tivarit, dhe në të njëjtën kohë thotë Meshë edhe në Guci.
Në shtator të vitit 2001 emërohet Famullitar në Braticë.
Për arsye shëndetsore në vitin 2002 dom Viktori vjen në NY dhe këtu shërben tash 15 vite.
Dom Viktori në Kishën tonë Zoja e Shkodrës shërben si ndihmës-famullitar
Një përshëndetje rasti në emër të Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës” drejtoj Kryetari i Këshillit z. Tonin Lumaj, aktivist i shquar i komunitetit , dhe përkrahës i madh i Kishes dhe shoqatave humanitare të cilat gravitojnë në SHBA. Përkrahja e tij ka qenë e mirëseardhun dhe e çmuar për Kishën, anda ai e falenderojë për perkrahjen dhe bashkëpunimin, dhe e ftojë të i drejtohej darkës.
Me një fjalë përshëndetse, gjithashtu iu drejtua kësaj mbrëmje Gala, per ngritjen e fondeve, edhe zotëri Marjan Cubi – drejtori i Qendres Kulturore Nëna Tereze, i cili është vullnetar e aktivist i palodhshëm, njeri shumë i afërt me kishë.
Duke njoftuar se në mesin tyre ishte edhe përfaqësuesin e Zonës Zgjedhore 80 në Asemblenë e Shtetit të Nju Jorkut në Albany – z.Mark Gjonaj, politikani më i lart në një detyrë shterore në Nju Jork, businessmanin e sukseshem dhe aktivist shumë i sukseshem shqiptaro-amerikan, i cili vjen nga një familje shumë e respektuar dhe e shquar, ku të gjithë krenohen me punen dhe sukseset e e tij, drejtuesi i mbremjes ftoi z.Mark Gjonaj të përshëndes darkën për ngritjen e fondeve për Katedralen e Tivarit.
Fjalën përshëndetëse, gjithashtu në cilësinë e organizatorit të kësaj mbrëmje, e mbajti Dom Pjeter Popaj.
Duke folur për Dom Pjetër Popaj, drejtuesi i kësaj mbremje Gala, tha se :”Ai gjatë krejt kohës që është meshtar dhe në krye të famullisë tone, eshte I përkushtuar maksimalisht, dhe me punen e tij te palodhshme ka arrit te jete njeri shume i respektuar në komunitetin tonë, dhe në krejt botën shqiptare. Ne jemi shumë krenarë me veprimtarinë e Dom Pjetër Popajt, i urojmë nga zemra shendet te mirë, dhe i falenderojmë për punën e tij në drejtime të shumta, për përkrahjen e tij në këtë projekt, si dhe në shumë projekte tjera të cilat kanë të bëjnë me Kishën, kulturën, edukimin, traditën e popullit tonë, si këtu në diasporë, poashtu edhe në vendlindje”.
Të pranishmve, në këtë mbrëmje Gala, u është drejtuar edhe Imzot Rrok Gjonlleshaj.
Imzot Rrok Gjonlleshaj u tha se ka lindur ne Velezhe (Prizren) ku krye shkollen fillore. Gjimnazin klasik ne Subotice. Studimet Filozofi-Teologji I perfundon ne Rijeke (Kroaci).
Me 1 gusht 1987 ne vendlindje, Velezhe shugurohet meshtar.
Dy vitet e para sherben ne Zllakuqan (Kline), pastaj per 18 vite me radhe sherben ne Stubel (Viti). Nga viti 2007-2010 sherben ne Gjakove. Ne periudhen 2011-2016 ne Prishtine.
Perpos detyres se Famullitarit gjat viteve ka krye edhe shume detyra te tjera ne Ipeshkevi. Per 15 Vite ishte Ekonom I Dioqezes I angazhuar ne ndertimin e Katedrales ne Prishtine. Per dy vite ishte drejtor I Radio Maria per Kosove edhe shume e shume angazhime tjera.
Me 5 prill, Papa Francesku emnoi Argjipeshkevin e ri te Tivarit dom Rrok Gjonlleshaj. Me 14 maj 2016 ne Katedralen “Nene Tereza” ne Prishtine, u kremtue shugurimi I Imzot Rrok Gjonlleshaj, Argjipeshkev I Tivarit.
Më pas duke faleminderuar Monsinjor Rrok Gjonlleshaj, për praninë e tij në këtë mbrëmje, Berishaj tha se :”U jemi mirenjohes për punen dhe kontributin tuaj që vite me radhe jepni për vendin dhe popullin tonë. Ju deshirojmë shendet të mirë, të vazhdoni punen tuaj të palodhshme në sherbim të Zotit”.
Kurse, duke deklaruar të mbyllyr mbrëmjen për ngritjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales Shën Pjetri në Tivar, nga e cila u grumbulluan 120 mijë dollar, drejtuesi i saj, Leonardo Berishaj, tha :” Të nderuar të pranishëm, tani dëshiroj që, edhe një here në emër të Komisionit të katedrales së Shën Pjetrit dhe në emrin tim personal, të falënderoj mysafirët tone:
Falënderoj Dom Pjetër Popaj për punën e tij në drejtime të shumta, për përkrahjen e tij në këtë projekt, si dhe në shumë projekte tjera, si këtu në diasporë, poashtu edhe në vendlindje.
Poashtu, falënderoj Kryetarin e Këshillit te Kishes z.Tonin Lumaj, Drejtorin e Qëndrës Nënë Tereza z. Marjan Cubin, të gjithë anëtarët e Komisionit të katedrales së Shën Pjetrit të cilët me kënaqësi e pranuan detyrën dhe e përkrahën këtë fushatë.
Falënderojmë të gjithë donatorët, të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut vite me radhë për projekte.
Ju falënderojmë të gjithëve për praninë tuaj, e përsëris se realizimin e fushatës e mundësoni të gjithë pjesëmarrësit e saj me përkrahjen masovike e me donacione sipas mundësive, se për suksesin e fushatës na duhet përkrahja dhe kontributi i të gjithëve.
Besoj se këtë darkë të ngritjes së fondeve për përfundimin e punës në katedralen Shën Pjetri në Tivar e realizuam me sukses. Shuma e te hollave e cila u grumbullua sonte ashte 120,000.00 dollar” tha Leonardo Berishaj, anëtar i keshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës ” në New York.