Richard Lukaj është një prej lobiistëve më të njohur që komuniteti i shqiptarëve në SHBA, i njohur edhe si Lobi shqiptaro-amerikan në Amerikë, ka patur dhe ka. Aktivitetet e tij të shumta në luftën e shqiptarëve për liri janë të panumërta. Lukaj gëzon reputacion të fuqishëm në qarqe politike në SHBA, mes Republikanëve dhe Demokratëve, ka qasje dhe lidhje në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes si dhe në Kongres e Senat. Si udhëheqës i grupeve shqiptare (NAAC), Lukaj ka kontribuar që jo pak politikanëve shqiptarë nga Ballkani t’u hapen dyert në Washington, New York e gjetiu në SHBA.Pos lobiimit për shqiptarët Richard Lukaj i cili ka më shumë se 20 vjet përvojë punë, ku ka ekzekutuar më shumë 200 marrëveshje me vlerë të 100 miliard dollarëve, ka dhënë një intervistë ekskluzive për GazetaBlic.   Lukaj ka ekzekutuar qindra  transaksione gjatë karrierës së tij,  të cilat kanë rezultuar të suksesshme.Gjatë intervistës dhënë për GazetaBlic, Lukaj ka folur për lobimin e shqiptarëve në Amerikë si dhe zgjedhjen e Trump president. “Pa ura të tilla efektive, të cilat unë kam shpresë se mund të ndërtohen, kam frikë se do të vijnë ditë të ashpra në rajon, duke i përfshirë edhe shqiptarët” ka thënë Lukaj për GazetaBlic i cili ka shtuar se “aparturat shtetërore”, në Prishtinë e Tiranë paguajnë para të taksapaguesve shqiptarë në Ballkan për iniciativa që s’janë në përputhje me diasporën.

Me Richard Lukajn ka biseduar gazetarja Grenata Thaçi.  GazetaBlic: Duke e ditur se pa lobimin e Diasporës dhe Shqipërisë Kosova do ta kishte të vështirë ta arrij pavarësinë. A mendoni se shqiptarët ballkanas janë mjaftueshëm falënderues ndaj atyre që lobuan?Richard Lukaj: Unë nuk besojë që shumica e sakrificave personale dhe grupore janë bërë për mirënjohje apo interes personal, me disa përjashtime te dukshme. Këto janë  bërë për të shpëtuar jetë dhe për të siguruar jetë më të mirë për të dashurit tanë si dhe për të ndërtuar një komb për të cilin të gjithë do të ishim krenar. Shumica e kontribuesëve qëndrojnë të heshtur dhe në sfond edhe sot e kësaj dite. Për fat të keq, ka ende shumë punë për të bërë në lidhje me ndërtimin e një kombi të madh. Fati i keq është se ka rënë edhe interesimi i diasporës, për shkak të korrupsionit dhe mosfunksionimit.Sidoqoftë unë besojë që komuniteti është gjithmonë i gatshëm për t`u angazhuar, në çdo kohë krize, gjë që urojë të kenë përfunduar.

 

GazetaBlic: Cili është mendimi juaj për shqiptarët në Amerikë : pasi të njihet Kosova si shtet, a mendoni se shqiptarët e Amerikës do të vazhdojnë të përcjellin zhvillimet në Ballkan? 

Richard Lukaj:Natyrisht, shqiptaro-amerikanet nuk ishin vetëm në kontribimin e dhënë për çlirimin e Kosovës dhe formimin e saj si shtet. Më shumë ka të bëjë me dashurinë e thellë për atdheun, kështu që do të kontribuojmë për ditë më të mira në rajon.

Megjithatë, zhgënjimet e njëpasnjëshme nga institucionet, komentet negative si dhe mungesa e angazhimit publik për të ndërtuar një komb më të mirë, kanë bërë që edhe  diaspora të ndjejë trishtim dhe çdo ditë e më pak është duke u angazhuar. Kësaj do t`i duhet kohë për tu rimëkëmb, mirëpo unë shpresoj që sa më shpejt të krijohen ura të forta lidhëse ndërmjet diasporës dhe territoreve në të gjithë Ballkanin.

GazetaBlic: Si është gjendja aktuale e organizatave rreth “AlbanianLobby” për lobimin e shqipëtarëve në ShBA?

Richard Lukaj: Aktiviteti i lobimit ka rënë me të madhe që nga çështjet e jetës dhe vdekjes në konfliktet regjionale të Ballkanit. Ajo veç është pritur të ndodh por vërehet edhe një diskriminim i theksuar në angazhimet politike kur aparaturat shtetërore paguajnë lobistët me shuma të mëdha parash prej taksavepaguesve që shpesh të veprojnë në mospërputhje me iniciativat/prioritetet e diasporës dhe shpesh këto rezultojnë në personalizim të investimeve të komunitetit.

Këto fakte na kanë demoralizuar shumë prej neve dhe kjo na shtyrë të hjekim dorë prej shumë përpjekjeve për lobim të organizuara në komunitet.

Shpresojmë që ky realitet të përmiresohet, përderisa shqipetarët nuk e kanë me zërin e diasporës në Washington DC e as në Bruksel.

GazetaBlic: Në kohën e Ibrahim Rugovës, shqiptarët në Amerikë kishin një organizatë dy partiake. Ju i keni mbështetur që të dyja palët dhe mbajtur kontaktet si me Republikanët ashtu edhe me Demokratët. A ka pësuar kjo situatë ndryshim gjatë këtyre viteve?

Richard Lukaj: Shqiptarët të cilët kanë qenë të angazhuar në politikën këtu në ShBA , mund të kenë pasur preferenca personale për kandidatë të ndryshëm republikanë apo demokratë. Cështja e shqiptarëe qëllimisht nuk është lejuar të bëhët cështje e partizanëve edhe pas vdekjes së Rugovës. Shpresojë që kjo do të vazhdojë, megjithëse grindjet partiake kanë mjegulluar qartësinë e qëllimit të komunitetit, që ishte ruajtur dhe kuptuar më mirë nga shokët tanë ne pozita të fuqishme.

GazetaBlic: Demokrati Bill Clinton na ka ndihmuar shumë gjatë çlirimit dhe George Bush Junior ndihmoi që Kosova të fitojë pavarësinë. A pajtoheni me këtë pohim?

Richard Lukaj:Lidhja e shqiptarëve dhe amerikaneve daton që nga koha Woodrow Wilson-it, por unë pajtohem se administrata amerikane e dekadave të fundit, kanë qenë të angazhuar dhe mbështetës në qëllimet e shteteve perëndimore si dhe në mbrojtjen e jetës së shqiptarëve nga shtetet armike.

GazetaBlic: Vërehet një lloj frike tek shqiptarët e Ballkanit duke ju referuar administrimit të ri nga Presidenti Trump. Edi Rama se fundmi e ka kritikuar publikisht Trumpin, ne CNN. Hashim Thaçi ka folur për HillaryClinton dhe po ashtu kundër Trumpit. Serbët janë të bindur se Trump do t`i ndihmojë ata. Çfarë mendoni në lidhje me këtë?

Richard Lukaj: Nuk është se ka shumë liderë në Evropë ose në pjesët e tjera të botës që i janë gëzuar ardhjes së Trump në frontin e presidentit. Pas ardhjes së tij marrëdhëniet ndermjet shumë vendeve duhet të rishikohen, për shkak të qëllimeve të kësaj administrate.  Shqiptarët kanë nevojë që institucionet e tyre atje të tregohen të matura dhe të angazhohen me aleatin e tyre më strategjik, me ShBA-të, pavarësisht asaj se cila parti apo kryetar është në udhëheqje.

 

Drejtimi i interesit strategjik në rajon nuk ka ndryshuar për shqiptarët dhe nuk do të ndryshojë, pa marrë parasysh se kush ka ardhur në pushtet. Ajo çka pritet nga shqiptarët është ta dëshmojnë se mund të qeverisin vetveten në të gjithë rajonin, se ata janë partnerë të besueshëm, që ata mund të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe më e rëndësishmja që ata mund ta rritin kombin e tyre si dhe t`i joshin në një far forme njerëzit e talentuar që te kthehen dhe të kontribuojnë në vendin e vet. Të dëshmojnë se janë një komb që ja vlen të mbështetet.

GazetaBlic:A kanë kontakte të mirëfillta organizata “AlbanianLobby” me presidentin Trump dhe rrethin e tij?

Richard Lukaj: Komuniteti i shqiptarëve ka marrëdhënie të vjetra dhe të gjata, me të dyja blloqet e politikës. Nuk ka mungesë të pikave të qasjes për Shtëpinë e Bardhë apo Senatin.

Ambasadat në Washington kanë qenë gjithashtu duke bërë përpjekje të mirë në vitet e fundit për të përfaqësuar në mënyrë efektive trojet shqiptare, mirëpo pse jo të ketë  më shumë investime dhe koordinim më të mirë ndërmjet udhëheqësve të komunitetit, si dhe duke përforcuar mesazhet dhe përmirësimin e rezultateve  të përgjithashme. Ne mund të bëjmë shumë më shumë për çështjet e komiteteve në sallat kryesore të Qeverisë në ShBA dhe Evropë.  Gjithashtu, ne duhet të paraqesim plane të veçanta, dhe jo vetëm premtime boshe.

GazetaBlic: Ministri i mbrojtjes të SHBA-ve, Gjenerali Mattis, ka shtuar që SHBA-të do të përkrahin krijimin e Ushtrisë së Kosovës… mendoni se do të realizohet së shpejti? 

Richard Lukaj:  Ne kemi qenë  të preokopuar për vite, për të realizuar këtë objektivë, jam optimist dhe kjo është  vetëm çështje kohe.

GazetaBlic:A mundet lobimi i shqiptarëve të ndihmojë në krijimin e lidhjeve me administratën e Donald Trump-it?

Richard Lukaj: Sigurisht, por varet prej asaj se sa jemi te gatshëm të arrihet kjo. Ne nuk duhet të përqendrohemi në pjesëmarrjen politke në lutjet e shujtës së mëngjesit apo në fotografi të cilat shpeshherë rezultojnë të sikletshme. Me politika dhe pozicione të qarta, diaspora mund të ketë një forcë të jashtëzakonshme, siç edhe e ka dëshmuar në të kaluarën. Gjatë luftës dhe gjakëderdhjes, komuniteti do të veprojë pavarësisht dështimeve dhe mangësive të institucioneve tona shoqërore. Gjatë paqes, ne kemi nevojë për një partneritet të vërtet ndërmjet diasporës dhe vendit tonë.

Pa ura të tilla efektive, të cilat unë kam shpresë se mund të ndërtohen, kam frikë se do të vijnë ditë të ashpra në rajon, duke i përfshirë edhe shqiptarët. /Gazeta Blic/

By admini