Shqiptarët, dhe kongresmeni Engel, fuqishëm kundër shkrimit të gazetares Carlotta Gall, i titulluar “Si u kthye Kosova në një tokë të pëlleshme për ISIS-in”, i botuar në gazetën prestigjioze New York Times, njëri ndër shkrimet më shok, për të gjithë shqiptarët anekënd botës, i cili ka sjellur kundërshti të shumta edhe në këtë takim.
EASTCHESTER NY: Ndërkohë, që fushata për Shtëpinë e Bardhë, po vazhdon me pjesën e parë, e cila tani është e përqëndruar tek “lufta” e dy kadidatëve kryesorë brenda partisë, Republikane dhe Demokrate, janë grupe shqiptaro amerikane, të cilët organizojnë takime me kongresmen dhe senator, miqt e shqiptarëve në Uashington.
Në veri të Nju Jorkut, të ejten në mbrëmje, në lokalin e shqiptarit Zef Gjelaj, “Ciao!Restaurant”, u zhvillua një darkë, për të mbështetur fushatën e kongresmenit demokrat të kësaj zone Eliot Engel i cili ka 17 mandatura që shërben në Dhomën e Përfaësuesve, dhe garon në nëtor për mandatin e 18.
Në pritjen e së ejtes, merrnin pjesë një grup veprimtarësh të dalluar dhe përkrahës të kongresmenit Engel, përfshirë edhe asambleistin në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, si dhe ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, zotin Florin Krasniqi.
Veprimtari i dalluar komunitetit Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, organizatori i kësaj pritje, faleminderojë përzemërsisht të ftuarit, disa miq amerikan, dhe veprimtarët shqiptar në këtë pritje, për të mbështetur mikun e tyre në Kongres, zotin Eliot L. Engel.
Harry Bajraktari, në fillim të fjalës së tij falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, duke vlersuar me këtë rast edhe kontributin e tyre, në çështjen shqiptare, si dhe në mbështetjen e mikut të, të gjithë shqiptarëve, kongresmenit Eliot Engel, asamblesitin Mark Gjonaj, z. Ismer Mjeku, Miftar Bajraktari, Louis Gjelaj, Musli Mulosmani, Afrim Bajraktari, ish deputetin Florin Krasniqi, Dr. Ronald Drake, Florin Bajraktari, Brahim Ukaj, Florin Krasniqi, Arian Krasniqi, Tahir Gecaj, Avni Gecaj, Xhaferr Gecaj, Ernest Koja, Gani Bajraktari, Mike Gjelaj, Prel Dedaj, Bashkim Osmani, botuesin e gazetes shqiptaro amerikane Illyria, z.Vehbi Bajrami, dhe gazetarin Halil Mula.
Mikëpritësi, i këtij takimi, i cili është i njohur edhe si një ndër miqtë më të mirë të zotit Engel, për një kohë të gjatë, duke prezantuar mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, Kongresmenin Engel, permendi faktin se ai ka qenë një mik i vërtetë i shqiptarëve për më shumë se njëzet e tetë vjet në Kongresin amerikan, si Anëtari i përherëshëm i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Kryetar dhe bashkë-themelues i Dhomës së Përfaqësuesve të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan – Albanian Caucus .
“Eliot Engel, kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, përfaqësuesi më i lartë i demokratëve në Komitetin e Punëve të Jashtme, në Dhomën e Përfaqësuesve, tha Bajraktari, prej kohësh ka pasë një interes të ngushtë në çështjet e Ballkanit, ai ka qenë një përkrahës i fuqishmë për pavarësinë dhe ka ndihmuar për të ardhmen e Kosovës, rrugën e saj në BE dhe në NATO”, tha ai.
Kongresmeni Engel, u përshkrua nga miku i tij, Harry Bjaraktari, si një mikë i madh i shqiptarëve, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, dhe si një “‘luftëtar” i pa kursyer për të drejtat e Shqiptarëve në trojet e tyre, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës,e Çamëri.
Bajraktari, i cili organizojë këtë pritje, tha se“ Engel, është një familjar dhe amerikan i mirë, një kongresmen i njohur, por, që është për ne shqiptarët, edhe njëri nga ata kongresmen dhe senator, miq të dëshmuar të shqiptarëve në Capitol Hill – Uashington, që ka bërë diferencën për kombin tonë, me një lidhje të gjatë me shqiptarët, për më shumë se 28 vjet, duke promovuar demokracinë në Shqipëri, mbas rënjes së komunizmit, promovuar dhe kontribuar për lirinë e pavarsinë e Kosovës, dhe ka mbrojtur fuqishëm të drejtat e njeriut për shqiptarët, në trojet e tyre në Ballkan ”
Shqiptarët dhe kongresmeni Engel dalin kundër shkrimit të New York Times, për Kosovën
Ka qenë një shkrim javën e kaluar nga gazeta më e madhe dhe më e lexuara në Shtetet e Bashkuara, NYT, i cili ka sjellë, me anë të një editoriali – shkrimin e gazetares Carlotta Gall, i titulluar “Si u kthye Kosova në një tokë të pëlleshme për ISIS-in”, i botuar në gazetën prestigjioze New York Times, njëri ndër shkrimet më shok, për të gjithë shqiptarët anekënd botës, i cili ka sjellur kundërshti të shumta edhe në këtë takim.
Identifikimi i disa shqiptarëve të Kosovës si pjesëtarë të luftëtarëve islamist ISIS , shtetit terrorist në Siri, solli një idinjatë të thellë ndër shqiptarët, jo vetëm në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe në diasporë, SHBA, mbasi të gjithë shqiptarët, gjithëherë, kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë një dër popujt më pro-amerikanë në botë.
Se shqiptarët, janë një ndër popujt më pro-amerikan në botë nuk është vetëm thënje rasti, por është fakt, tha Harry Bajraktari, duke permendur edhe kontributin e shqiptarëve në luftën kundra terroismit së bashku me SHBA, në kuadër të Natos.
“Për, ata që kanë sado pakë mëdyshje në lidhje me këtë fakt, majfton të rikujtojmë ngjarjet e 11 Shtatorit. Ku, Shqiptarët, si në Kosovë e ashtu edhe në Shqipëri, ishin ndër të parët në Evropë, që publikisht shprehën përkrahjen e tyre të parezervë për popullin amerikan. Ata morrën rrugët ato ditë zie dhe i mbuluan ato me mitingje përkujtimore pro-amerikane dhe ndezën qirinjë si shenjë e ndarjes së dhembjes së asaj tragjedia.”, tha Bajraktari.
“Duhet, parë, mirë ajo, tha Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, duke iu referuar shkrimit, pra duhet parë me vëmendje nga ne shqiptarët, se kush qëndron pas këtyre shkrimeve. Mbasi, opinioni publik si këtu në SHBA, ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan mbeti i shokuar. Serbët dhe oponentët tjetër të shqiptarëve, tha ai, majft shpejtë dhe fatkeqësisht mjaft gjerë publikuan lajmin e involvimit të shqiptarëve në grupet e luftëtarëve të ISIS në Siri, si sulme kundër Amerikës, dhe bashkimin e tyre me terroristët, çka faktikisht nuk është asapak e vërtet.” tha Gjonaj.
Nga të pranishmit, në këtë takim u diskutua se në shumë shkrime serbe apo nga autorë jo-serbë me motive serbe të kohëve të fundit, gjithënjë e më shumë vërehet tendenca për të paraqitur sa më shumë shqiptarët në përgjithësi, si një popull armik të SHBA-ve, dhe miq të shtetit islamik ISIS, ndërkohë, që ata serbët, paraqiten si një popull mik i SHBA.
Prandaj, gjëra të tilla, thanë ata se shqiptarët “ janë armiq të SHBA dhe miq me ISIS, gjeneron një publicitet negativ për shqiptarët, gjë e cila u duhet të kundërshtohet fuqishëm dhe me meçuri, ishte mendimi pothuajse i të gjithë atyre diskutantëve, ku u mendua si ti përgjigjen artikullit të New York Times.
Për artikullin e New York Times për Kosovën në të cilin thuhej se Kosova është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, ka reaguar fuqishëm në këtë takim edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, i cili foli si njohës i mirë i lidhjeve mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.
Kongresisti Eliot Engel, demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, Komisionit të Punëve të Jashtme, tha se artikulli i New York Times, publikuar në një nga ditët më të lexuara të dielën, në Shtetet e Bashkuara, është simbas tij, një shkrim me shumë të pavërteta në lidhje me Kosovën, gjoja Kosova, tani pas çlirimit dhe pavarësisë, është një vatër e radikalizmit saj.
Ai tha se shkrimi është “qëllim keq”, duke pasur parasyshë se Kosova, është vendi më pro-amerikan në botë dhe e lufton ekstremizmin, ndoshta, edhe më mirë se disa vende, që janë anëtare të BE-së, tha Engel.
“Pavarësisht, nga artikulli i New York Times, për Kosovën të dielën, në të cilin thuhej se Kosova, është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, Kosova, pohojë Kongresisti Eliot Engel, nuk është aspak rrezik për amerikanët, ose që amerikanët të shqetësohen se Kosova mund të gjeneroj ekstremist, tha Engel, duke siguruar se “Amerikanët, në Kosovë, por edhe europianët janë më të sigurtë se në çdo vend tjetër”.
Edhe, ish- Deputeti i Vet -Vendosjes, në Kuvendin e Kosovës, ish- Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, u pajtua plotësisht me opinion e Kongresitit Engel, dhe komentin e asamblestit Mark Gjonaj, por dhe të diskutantëve të tjer, duke reaguar fuqishëm ndaj percepitimit të artikullit të New York Times, në publikun amerikan, duke sugjeruar më tej, se si duhet kundërshtuar ky artikull nga shqiptarët e Amerikës, dhe se si duhet të luftohet kjo dukuri negative në Kosovë.