Nana Tereze: “Po, ka uri. Ndoshta, jo uri për një copë bukë, por ka një uri e tmerrshme për dashuri. Ka një uri e tmerrshme për fjalën e Perëndisë.”
BOSTON MA : Universiteti prestigjoz në Massachusetts – Shtetet e Bashkuara – “Harvard University”, për çdo jubile, prezanton disa nga fotografitë prej fjalimeve, të personaliteteve që u adresohen gjeneratave të studentave, të Harvardit, që kanë kryer studimet në këtë universitet prestigjoz.
Fotografia e parë – është përzgjedhur ajo Nanë Terezes, duke iu drejtuar gjeneratës që ka kryer studimet në vitin 1982
“Në qoftë se fotografitë janë me vlerë më shumë një mijë fjalë”, atëhere edhe këto fotografi të përzgjedhura nga Universiteti prestigjoz në Massachusetts – Shtetet e Bashkuara – “Harvard University”, janë një paraqitje e shkurtër e adresimeve në të kaluarën.
Fotografi janë të zgjedhura nga Arkivat e Universitetit dhe Bibliotekën Schlesinger në Harvard në Institutin Radcliffe, Universiteti i Harvardit
Këtu Nanë Tereza, jep fjalimin e drejtuar gjeneratës së studentëve në Universitetin e Harvardit më 10 qershor, 1982 dhe fotografit janë nxjerr nga Zyra Joe Wrinn e arshivës së gazetës Harvard News.
E cila shkruan se :”Klasa e 1982, ditën e diplomimit zgjodhi për të dëgjuar një fjalim drejtuar atyre nga laureatia e Çmimit Nobel të Paqes, të cilën ata qysh në atë kohë mund t’a kenë quajtur si një ditë me një Shenjtore.
Nënë Tereza, i cili themeloi Shoqatën e Misionareve të Bamirësisë në Kalkuta në vitin 1950, “Kërkoi në audiencën e saj për të punuar për Jezusin dhe njerëzit të jetojnë virtytshëm, të jetojnë me veten e tyre, megjithse, tha ajo ata kan për të marrë një kohë të gjatë.”
Audienca u ngritë si rrallë ndonjëherë në këmbë, shkruajti Harvard News, me ovacione të jashtëzakonshme në Teatrin treqindtvjeçar kur foli Nana Tereze
Tani, kur Kisha Katolike, dhe mbarë kombi i saj shqiptarë, po kremton vitin e të Lumes Nënë Tereza natyrishtë që është mirë të kujtojmë dhe punën e vepren e saj. Një punë e madhe, shkruan shtypi katolik, në Shtetet e Bashkuara, për të rikujtuar dhe punën e veprën e saj të madhe dhe sa është ishte e famshëme Nana Tereze.
I tillë ishte edhe më 10 Qershor 1982 në kohën e diplomimeve, fjalime drejtuar gjeneratës së studenteve që Nana Tereze dha në universitetin prestigjoz amerikan Harvard – në atë që thirret “Harvard Class Day”
Nana Tereze u tha studentëve : “Po, ka uri. Ndoshta, jo uri për një copë bukë, por ka një uri e tmerrshme për dashuri. Ka një uri e tmerrshme për fjalën e Perëndisë.”
Unë kurrë nuk e harroj kur kemi shkuar në Meksikë, dhe shkuam për të vizituar familjet shumë të varfëra. Dhe të gjithë ata njerëz që kemi parë, po thuajse nuk kishin asgjë në shtëpitë e tyre, por askush nuk e pyeti për pasuri. Ata të gjithë na pyetën: Na mëso fjalën e Perëndisë. Na jep fjalën e Perëndisë. “Ata ishin të uritur për fjalën e Perëndisë. Këtu, gjithashtu, në të gjithë botën ka një uri e tmerrshme për Perëndinë, në mesin e të rinjve në veçanti. Dhe ajo është aty ku ne duhet të gjejmë Jezusin dhe të heqë atë uri. Lakuriqësia, e njeriut nuk është vetëm për t’u zbuluar nga një copë leckë.
Lakuriqësia, është për humbjen e atij dinjitetit njerëzor, humbja në këtë aspekt, humbja e kësaj dëlirësisë, që ishte aq e bukur, aq e madhe, humbja e kësaj virgjërisë kjo ishte gjëja më e bukur që një i ri dhe një grua e re mund të i japin njëri-tjetrin për shkak se ata e duan njëri-tjetrin, humbja e kësaj pranisë, të asaj që është e bukur, e ajo që është e madhe kjo është lakuriqësia.
Më tej Nana Tereze u tha studentëve të rinjë e të reja se :” I pastrehë nuk është mungesa e një shtëpie e bërë me tulla, por ndjenja e njeriut, duke hedhur poshtë, duke qenë i padëshiruar, duke qenë që nuk ka një të tillë për të dëgjuar thirrjen tuaj” ka thënë ajo.
Por, simbas Hardvard News, pjesa më e madhe e fjalës së saj, ishte kundra dështimit – obortit, të grave, e cila ishte dhe ftesa me këtë rast, që Nana Tereze, 34 vjet më parë ( 10 qershor 1982 ) me fjalimin e saj u bëri të rinjëve e të rejave, të Universitetit Hrdvard, dhe të gjithë atyre në të gjithë rruzullin, që të mendojë mbi marrëdhëniet në mes të dashurisë dhe sakrificës, e cila çon në një pikë të shenjtërisë.
“Lutja ime për ju, citohet të këtë thenë në fund Nana Tereze, është që çdo njeri të rritet në atë dashuri për njëri-tjetrin. Që të rritet në atë ngjashmërinë e Krishtit, në atë shenjtërinë e Krishtit. Shenjtëria, më e pakta nuk është luks ; kjo është një detyrë e thjeshtë për ju dhe për mua”, ka thënë Nana Tereze, në fjalimin e saj ”Clas Day – 1982,” ditën e diplomimit zgjodhi, një fjalim ky drejtuar atyre nga laureatia e Çmimit Nobel të Paqes, të cilën ata qysh në atë kohë mund t’a kenë quajtur atë si një ditë me një Shenjtore.