MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES SHOQATËS SHQIPTARO-AMERIKANE ANA E MALIT – NEW YORK DHE BIZNIS KLUB ANAMALIT
SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE ANA E MALIT më seli në New York dhe BIZNIS KLUB ANAMALIT (BKA) , më seli në Ulqin lidhin këtë memorandum bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen pas intesifikimit të marrëdhënieve në mes të dy shoqatave.
Prezantimi i SH.A.TRADITA DHE KF.ANA E MALIT në SHBA , të cilat janë themeluar në kuadër të BKA-së ka hapur dhe një mundësi të re bashkëpunimi për të cilën palët bien dakort që të thellohet edhe më tutje.
Duke parë dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për fusha tjera më qëllim forcimin e marëdhënieve në mes vendlindjes dhe diasporës lindi dhe ideja e nënshkrimit të këtij memorandumi.
Të dyja shoqatat bien dakort për:
1. Hapjen e zyrës së përbashkët e cila do të kordinoj punët për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
2. Hartimin e projekteve për fusha të cilat kanë si synim avancimin e të drejtave të shqiptarëve në përputhje më të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
3. Organizimin e takimeve të përbashkëta dhe vizitat e ndërsjellta ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës Ana e Malit- New York dhe BKA-së, më qëllim njoftimin, prezantimin dhe shkëmbimin e ekspriencave.
4. Zyra të luaj rolin e përfaqësuesit për përgaditjen e dokumentacionit, përcjelljen e mundësive që garanton ligji në fushën e bizneseve të drejtat pronësore dhe shumë çeshtjeve të tjera të kësaj natyre në rastet kur këtë e kërkojnë persona fizik apo juridik të diasporës.
5. Bashkëpunim në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, arsimit dhe sportit në mënyrë që bashkëvendasit tonë edhe pse të ndarë për nga largësia , shpirtërsisht gjithmonë do jenë të bashkuar.
6. Zyra e përbashkët do të angazhohet që të kordinoj bashkëpunimin në mes spektrit politik shqiptarë në Mal të Zi më qëllim që të arrihen qendrimet e unifikuara në lidhje më çeshtjet madhore dhe më qellim që partitë politike të bëhën sa më të përgjegjshme.
7. Ky memorandum bashkëpunimi është i vlefshëm për një periudhë 5 vjeçare nga data e nënshkrimit.
Të dyja palët nënshkruajnë këtë memorandum bashkëpunimi më vullnet të lirë dhe të ndërgjegjëshëm më qellim të integrimin te popullit tonë autokton në përputhje më proceset dhe praktikat ndërkombëtare.
Bazuar në këtë memorandum palët bien dakort të punojnë në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmën ndërmjet Shoqatës Shqiptaro- Amerikane Ana e Malit në New York dhe Biznis Klub Anamalit në Ulqin.
KATËRKOLLË/ULQIN, 30.08.2015
KRYETARI I SHOQATËS ANA E MALIT- NEW YORK KRYETARI I BKA-së
ISMET KURTI KABIL KURTI