
Nimanbegu – me pranimin e projektit nga kompania arabe e biznesmenit Mohammed Alabar në zonën e Plazhit të Madh, lind pyetja për pjesëmarrjen tonë të mëtejshme në Qeverinë e Malit të Zi
Me pranimin e projektit të një investimi shumëmilionësh nga kompania arabe e biznesmenit Mohammed Alabar në zonën e Plazhit të Madh, lind pyetja për pjesëmarrjen tonë të mëtejshme në Qeverinë e Malit të Zi. Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, në seancën e re të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.
Këshilltari nga Aleanca Shqiptare, Fitim Dragaj, tha se ky projekt nuk është investim por shkatërrim i Plazhit të Madh. “Unë po i them Spajiqit që nëse nuk mund të gjejë një investues të mirë për Ulqinin dhe nëse dëshiron të investojë, atëherë duhet të investojë në infrastrukturë. Ulqini nuk ka nevojë për investimin e Allabarit. Kjo çon në zhdukjen e qytetit, në zbatimin e strukturës së popullsisë”, theksoi Dragaj.
Besart Hoxha, deputet i URA-s, tha se kjo qeveri është po aq antiulqinake sa edhe kryeministri. “Çdo parti pjesëmarrëse në Qeveri është kundër Ulqinit dhe i bëj thirrje që ta kenë të qartë se ne nuk jemi për shitjen e Ulqinit, jemi ngopur me interesa politike, poste ministrore, duartrokasim njeriun që po shet Ulqinin”, tha Hoxha.
Derisa Driton Salaj, nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, në seancën e Kuvendit vendor deklaroi se Lidhja është gjithmonë për investime, por për ato që mbështeten në dokumentacionin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe planifikues dhe sigurisht jo për investimet që kryeministri i nënshkruan me marrëveshje, sepse sipas tij janë të dëmshme për komunën e Ulqinit.