familja-gjonlekaj-shba-dhruon-25000-dollarBeqir SINA – New York

Luce,  Gjekë dhe Tom ë  Gjonlekaj, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nana Terezes, e kan përmbushur premtimin e tyre – duke dhuruar edhe 25 mijë dollarë të premtuara më parë – dhe e çuar shumën e përgjithshme për familjen Gjonlekaj nga Nju Jorku, në 100 mijë dollarë amerikan

HARTSDALE NEW YORK : Shqiptarët e Amerikës gjithmonë e kan treguar zemërgjërësinë dhe bujarinë  e tyre për të ndihmuar vepra madhështore në momentet më të vështira për atdheun dhe, vend origjinën e tyre.

Një nga ndihmat më të mëdha në historinë e disaporës ka qenë edhe ajo për të ndihmuar me të holla ndërtimin e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, një kontribut, ky, që e dëshmoi edhe një herë solidarizimin e madh shqiptaro-amerikan, pa dallime fetare.

Në këtë fushatë të ideuar qysh më 2007 nga Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, dhe famullitari i saj Dom Pjetër Popaj, deri tani janë dërguar mbi 2 milion dollarë amerikanë me gjithë parat e dhuruara dhe ato të premtuara.

Familja e njohur shqiptaro-amerikane Gjonlekaj nga Nju Jorku – bënë bënë pjesë në donatorët me shuma më të mëdha – duke  mbajtur premtin me 100 mijë dollarë.

Gjekë Gjonlekaj, i tha gazetës tonë, se ai me vëllanë e tij Luce  e Tomë Gjonlekaj, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nana Terezes, e kan përmbushur premtimin e tyre – duke dhuruar edhe 25 mijë dollarë të premtuara më parë – duke e çuar shumën e përgjithshme për familjen Gjonlekaj nga Nju Jorku në 100 mijë dollarë amerikan donacion për Katedralen Nana Tereze në Prishtinë.

Ai sqarojë se 50 mijë dollarë janë dhenë në fillim të kesaj fushate në vitin 2007 dhe 25 mijë janë dhënë në 100 vjetorin e lidnjes së Nana Terezes, duke rrumbullakosur shumën 100 dollarë, tash me këto 25 mijë që u dhuruan këto ditë.

familja-gjonlekaj-shba-dhruon-25000-dollar

Vlenë për t’u permendur me këtë rast, se përveç veprimtarisë  publicistike dhe atdhetare   zoti  Gjekë Gjonlekaj – ish gazetarë i Zërit të Amerikës ,  është ndër të vetmit gazetar shqiptarë, që ka intervistuar në Nju Jork – Nëna Terezen.

Intervista e tij  me  Nënë Terezën- nobelisten shqiptare – humanisten  shqiptare të përmasave botërore ka qenë në vitin 1988 në Nju- Jork. Ku, Gjonlekaj, duke raportuar për Radion e Zërit të Amerikës nga Washingtoni,  për viziten e  nobelistes  shqiptare, arriti  të  regjistrojë edhe  zërin e Nënë Terezës në recitimin e uratës tradicionale “ Puna e Pendimit”, në gjuhën shqipe.

Nga ky fragment i inçizuar  atehere   nga  z. Gjonlekaj dhe i transmetuar , nga Zëri i  Amerikës, të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës  mësuan më vonë se Nënë Tereza ,  nuk e kishte harruar gjuhën e origjinës – shqipen  edhe pas   një largimi prej 60 vjetësh nga  qyteti i Shkupit dhe qëndrimit të saj  në ambijente joqshqiptare.

Zoti  Gjonlekaj – thuhet se ka patur fatin e madh   të takojë vete  disa herë  Nënë Terëzën dhe ka pasur korrespondencë  me të, ndërsa ka qenë edhe pjesmarrës në varrimin e saj në Kalkuta – Indi , me gjithe disa shqiptare te Amerikes

By admini