Kryetar i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu ka uruar për festën e Bajramit!

Urimin e Nimanbegut mund ta lexoni më poshtë.

Të dashur qytetarë të Ulqinit,

Bajrami është festa e bashkimit, e faljes dhe e mirësisë. Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi dhe një mesazh shprese për të ardhmen e Ulqinit tonë të dashur.

Muaji i Ramazanit, edhe pse këtë vit ka qenë sfidues për ne, na ka bashkuar e pajtuar më shumë se kurrë. Përballë padrejtësive që po na bëhen me atë që po planifikohet në hapësirën tonë pa lejen tonë, kemi parë një solidaritet të jashtëzakonshëm—nga Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi deri qytetarët që na kanë përkrahur nga i gjithë rajoni.

Gëzuar Bajramin! Paqja, begatia dhe harmonia qofshin gjithmonë me ju dhe familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Ulqinin dhe banorët e tij për breza me rradhë!

By admini