
Grenlanda është 157 herë më e madhe se Mali i Zi në sipërfaqe dhe ka vetëm 56,000 banorë. Kjo sepse klima është e tillë që të duhet guxim për të jetuar atje në atë mjedis. Ishulli është i pasur me burime natyrore, por ato janë të vështira për t’u aksesuar për shkak të ngricave të përhershme. Edhe Grenlanda ka rezerva të konsiderueshme nafte, por shfrytëzimi është i vështirë, pothuajse i padobishëm, kështu shkruan në një shkrim të tij në rrjetin social Darko Saveliq, një ornitolog i njohur ne Mal të Zi, shumë aktiv në mbrojtjen e shpendëve dhe habitateve të tyre.
Dhe asnje banori të ishullit apo edhe danezi nuk i shkoi mendja te sheste, ta japin me qira apo t’ia leshonte Trumpit nje pjese te tokes se tyre me bore te perjetshme, akull dhe ere uragane, edhe pse njeriu i paturpshem po tund armet…, vazhdon Saveliq.
Plazhi yne i Madh eshte nje nga pjesët me te pasura te tokes në të gjithe Mesdheun. Miliona zogj fluturojnë mbi të çdo vit, miliona turistë bëjnë banja dielli në të pasmet e tyre dhe miliona mbeten të magjepsur nga bukuria e saj. Nuk ka naftë, nuk ka uranium, por ka diell, një rëndësi joreale për natyrën dhe vendndodhjen. Dhe, në vend që ta zhvillojnë atë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm (ekologji, ekonomi, popullsi lokale), po e tradhtojnë për pesë brezat e ardhshëm, shkruan Saveliq.
Plazhi i madh i Ulqinit dhe mundësia e dhënies me qira për 99 vite ka qenë dhe vazhdon te mbes temë që po i brengos jo vetëm qytetarët e Ulqinit por edhe më gjërë.