
Sot është mbajtur seanca e re e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit lidhur me miratimin e Propozimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ne lidhje me këtë Kuvendi komunal ka miratu disa konkluzione, transmeton Ulqini Online.
Kumtesën e plotë të Kuvendit Komunal të Ulqinit mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit
Pavarësisht mendimeve të shprehura në përfundimet e Mbledhjes së Kuvendit të Ulqinit me datë 21.03.2025, është evidente se aktivitetet për realizimin e planeve të parashikuara po vazhdojnë me shpejtësi. Ajo që është veçanërisht shqetësuese është mungesa e transparencës dhe nxitimi i tërë procesit, çka automatikisht të bën të dyshosh për kujdesin dhe frikën që kanë autoritetet lokale dhe komuniteti lokal ndaj pasojave të mundshme negative që mund të ketë realizimi i këtyre planeve në territorin e Komunës së Ulqinit, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Nëse vërtetë ekzistojnë këto efekte pozitive për shtetin e Malit të Zi dhe Komunën e Ulqinit, atëherë nuk e shohim të arsyeshme që detajet e këtij Projekti, i cili është dukshëm në faza të avancuara, të fshihen nga qytetarët e Ulqinit dhe Malit të Zi. Prandaj, Kuvendi i Komunës së Ulqinit, lidhur me miratimin e Propozimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili nuk ka lidhje direkte, por duket se ka lidhje indirekte me këtë Projekt, miraton konkluzionet e mëposhtme:
PËRFUNDIM
- Kuvendi i Komunës së Ulqinit shpreh shqetësimin e madh për procesin jo transparent dhe rikujton Konkluzionet e miratuara në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit më datë 21.03.2025.
- Organet e pushtetit lokal dhe qytetarët e Ulqinit kërkojnë përfshirjen aktive të komunitetit lokal në përcaktimin e kufijve përfundimtarë të zhvillimit të ardhshëm të Plazhit të madh, duke u përmbajtur nga kufizimet që kemi theksuar dhe që lidhen me heqjen përfundimtare nga Plazhi i Madh.
- Çdo vendim i Qeverisë së Malit të Zi, që do të bazohej në zhvillimin e ardhshëm duke përfshirë tërë Plazhin e Madh, është e papranueshëm për pushtetin lokal, Kuvendin e Komuës dhe komunitetin lokal.
- Kuvendi i Komunës së Ulqinit me shqetësim të jashtëzakonshëm e sheh marrëveshjen midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila mund të çojë në pezullimin e disa ligjeve të Malit të Zi, planeve hapësinore dhe procedurave të përcaktuara që kanë të bëjnë me zonën e Plazhit të Madh dhe Komunës së Ulqinit, dhe me këtë shprehim kundërshtimin tonë absolut.
- Komuna e Ulqinit obligohet që për këto konkluzione të njoftojë investitorin, Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.
Kuvendi i Komunës
Ivana Popović
KRYETARE