Nga Argëzon Sulejmani

Fondacioni “Trojet tona” ka realizuar projekt donacionin e radhës në vendlindje. Familja Kurmemaj, përkatësisht afaristët veprimtarë në ShBA, Dina dhe Ahmet Kurmemaj, kanë dhuruar materjale të nevojshme spitalore në vlerë prej 10.000 eurosh.

Në takimin falënderues me rastin e dorëzimit të donacionit në fjalë, që u realizua sot në Bibliotekën e Spitalit të Tivarit dhe ku ishin të pranishëm menaxhmenti e punonjësit e këtij institucioni, mediet lokale dhe të tjerë pjesëmarrës, drejtori i kësaj qendre spitalore, Dr. Igor Karishiku, u deklarua se familja Kurmemaj tashmë është një emër i mirënjohur për kuadrin dhe pacientët tanë dhe se veprimtaria e tyre është në vazhdën e rritjes së cilësisë së shërbimeve në këtë institucion.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e familjes Kurmemaj në vendlindje, prof. Vjollca Çobaj, shprehu kënaqësinë e bashkërendimit në mes dy palëve dhe përcolli gatishmërinë që edhe më tutje vjen nga Dina dhe Ahmet Kurmemaj për të qenë gjithnjë pranë njeriut të vendlindjes veçanarisht kur i njëjti e ka më të nevojshme një dorë përkrahje.

Të tjerë të pranishëm në ceremoninë e këtij rasti po ashtu shprehen falenderimet më të zgjedhura për angazhimin dhe shembullin që japin bashkatdhetarët tanë përmes këtyre akteve humanitare dhe qytetare në shërbim të komunitetit dhe të mirës së avancuar.

Fondacioni shqiptar e amerikan “Trojet tona” dhe familja Kurmemaj, gjegjësisht çifti Dina dhe Ahmet Kurmemaj, janë tanimë emra simbol të donacioneve në institucionet shëndetësore në Tivar e Ulqin. Data e sotme, 19.03.2025 sigurisht do jetë pjesë e ciklit humanitar që do vijojë me të tjera ditë e data me qëllimin krucial që kohët dhe shpirtërorja të na bëjnë bashkë në vendlindjen e përbashkët.

By admini

Leave a Reply