Univesriteti-i-TiranesMinistria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, njofton të gjithë kandidatët shqiptarë nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë ( Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja), të cilët duan të studiojnë në Universitetet Publike të Republikës së Shqipërisë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, se nga data 24 Gusht 2015 deri më datën 7 Shtator 2015, duhet të aplikojnë direkt pranë fakultetit përkatës.
Kandidatët të cilëve programi i studimit u kërkon t’i nënshtrohen provimit pranues, duhet të aplikojnë pranë fakultetit përkatës deri më 21 Gusht 2015.

Dosja të cilën secili kandidat duhet ta dorëzojë në fakultet, duhet të përmbajë këtë dokumentacion:

1. Kopjet e noterizuara në Republikën e Shqipërisë (të përkthyera në gjuhën shqipe nëse janë në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore dhe të dëftesave të katër viteve të shkollës së mesme.

2.Dokumentin e njohjes së diplomës nga Republika e Shqipërisë (dokument ky i cili lëshohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit).

*Kandidatëve të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, nuk u nevoitet ky dokument.

3. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjëftimit, pasaportës).

4.Dy fotografi

5. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale
*Autorizimin mund ta plotësoni sipas shtojcës nr. 1, të cilën e gjeni të bashkëlidhur me udhëzimin, në faqen e tij të fundit.

6. Mandatin e arkëtimit të tarifës së regjistrimit, e cila kushton 1.600 lekë dhe duhet paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare në llogarinë e fakultetit përkatës.

Brenda datës 22 shtator 2015 MAS-i do të dalë me listën e kandidatëve fitues, të cilët duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse, në periudhën 23 shtator deri më 1 tetor 2015.

Me përfundimin e procedurave të seleksionimit, MAS-i vlerëson mundësinë e rishpërndarjes së kuotave të mbetura bosh dhe fillon raundi i dytë i konkurimit, për ata të cilët nuk u zgjodhën në të parin.

Për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe për informacione më të hollësishme në lidhje me dy raundet e pranimit në institucionet e arsimit të lartë, mund të lexoni në udhëzim duke klikuar këtu: Udhezim troje 2015 – 2016

*Për sqarime shtesë mund të na kontaktoni në numrat të KKSH-së:

+382 30 411 302; +382 69 333 663;

në adresën e e-mailit: knsh@t-com.me, ose mund të na vizitoni në zyrën tonë të KKSH-së, çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në orën 15:00

By admini