budvaNën kërcënimin e armës ”dëshiron” të ia mësojë gjuhën malazeze

Numri i mysafirëve shqiptarë, sidomos ng Shqipëria, që vizitojnë qytetin e Budvas në Mal të Zi është relativisht i lartë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, ngjarjet a pakëndshme që iu ndodhin mysafirëve nga Shqipëria që vizitojnë këtë qytet nuk janë për tu neglizhuar.

Kohë më parë flamuri shqiptar i nxënësve nga Shqipëria që kishin ardhë në këtë qytet për ta vizituar u bë shkak i një incidenti. Disa nxënës nga shkollat e Tiranës kishin valëvitur flamurin shqiptar duke bërë fotografi, madje duke e puthur atë, në njërin nga plazhet kryesore të qytetit të Budvës, ndërsa janë fishkëllyer edhe nga banorët të cilët kishin lajmëruar policinë për të ndërhyrë.

Ndërsa rasti më i freskët, në çfardo rrethanave të ketë ndodhur, nuk do koment.

Qytetari nga Budva Gojko B. (50) ka maltretuar shtetasin shqiptar nga Shkodra G.Sh. (46) të cilin nën kërcënimin e armës ka dëshiruar të ia ‘mësojë’ gjuhën malazeze.

Inicidenti ka ndodhur ditën e marte në njërin nga lokalet e e budvas, jo shumë larg stacionit të autopbusave, shkruan Vijesti.

Siç mësohet, shkodrani i cili kishte ardhur me familje për pushime në Budva kishte dalur në mengjes kishte dalur i vetëm për të shetitur dhe më pastaj është ulur në njërin lokal. Kur shkodrani ka porositur kafen ka reaguar qytetari nga Budva i cili ishte ulur në tavolinë afër. Ai ishte nervozuar pasi shkodrani nuk dinte gjuhën malazeze dhe ka filluar ta maltretoj atë. Ai ka drejtuar armën në drejtim të shkodranit poshtë tavolinës, në drejtim të këmbeve dha ka kërkuar prej tij që të përsëris fjalët që ai i ka shqiptuar në gjuhën malazeze.

Një kohë të gjatë as mysafirët përrreth dha as kamarieret nuk kan vërjetur asgjë deri sa rastësisht është ofruar kamarierja që e ka parë shkodranin të frikësuar.

Mësohet se pas lajmërimit  të rastit në polici, qytetari nga Budva është arrestuar.

By admini