Pika kufitare në Sukubinë me sukses po përfundon një sezon të ngarkuar me kalime të shumta të automjeteve në të dyja krahet e kufirit. Nëse vitet e kaluara në këtë pikë pikë kufitare ka pasur probleme te theksuara sa i përket pritjeve në kufi këtë vit kjo dukuri është pothuajse inekzistente nëse merret parasysh numri shumë i madh i automjeteve që kalojnë nëpërmes kësaj pike.
Shumë mysafirë nga Kosova tregojnë se janë të befasuar për të mirë sa i përket pritjes në kufi. Kolona mund të jetë edhe kilometrike e gjatë kurse pritjet mund të shkojnë në këtë rast më së shumti deri në 15 minuta.
Në orarët kur fluksi i automjeteve është mjaft i madh numri i sporteleve që punojnë e është maksimal ndërsa procedurat e kalimit janë të thjeshtuara maksimalisht në mënyrë që të ju dilet në ndihme mysafirëve që në shumtën e rasteve si destinacion kanë Ulqinin.
Nëse sezoni turistik i këtij viti dë të mbahet mend për së miri, gjithnjë duke iu referuar kushteve në të cilat funksion, padyshim që një meritë në këtë mbarëvajtje ka edhe pika kufitare Muriqan – Sukubinë.