
Të dhënat e qeverisë së Malit të Zi rreth numrit të të punësuarve në organet shtetrore flasin për një rënie të vazhdueshme të numrit të shqiptarëve të punësuar në këto organe.
Kështu në bazë të këtyre të dhënave të përpiluara nga 13 900 të anketuar rezulton se numri i shqiptarëve që punojnë në organet shtetrore i shprehur në përqindje është 2,51. Nëse këto të dhëna krahasohen me ato të vitit 2011 ku numri i shqiptarëve të punësuar në organet shtetrore ishte poashtu i vogël 2,80%, rezulton se kurba e rënies është në një kah.
Sipas të dhënave të vitit 2011 numri i përgjithshëm i shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi ishte 4.91% në të cilën shifër nuk përfshihet diaspora jonë.
Nëse numri i shqiptarëve në Mal të Zi i vitit 2011 krahasohet me të dhënat e tre regjistrimeve e pararendëse: 1991, 2003 dhe 2011 vihet re një rënie e vazhdueshme e numrit të tyre. Në vitin 1991 ishin 6.57% shqiptarë, në vitin 2003 ishin 5.03% dhe në vitin 2011 numri bie në 4.91%.