xheladin zeneli

Nga Xheladin Zeneli

13 Korrikun ,Mali i Zi dhe malazezët e konsiderojnë ‘ditën e  shtetësisë’ së tyre, por për shqiptarët kjo datë iu kujton vuajtjet historike, krimet dhe mizoritë që janë kryer ndaj tyre.

Malazezët festojnë dy data të 13 Korrikut. 13 Korrikun e vitit 1878 në të cilën Kongresi i Berlinit e njohu Malin e Zi si shtet të pavarur  dhe 13 Korrikun e vitit 1941 si datë e ashtuquajturit  fillimit të ‘kryengritjes kundër fashizmit’.

13 Korrikun e parë të vitit 1878 Mali i Zi e ka dhuratë nga Fuqitë e Mëdha të kohës, me theks të veçantë nga Rusia cariste. Falë vendimeve të atij Kongresi famëkeq Mal i Zi përjetoj një një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale të asaj kohe.Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit të vitit 1878 kishte 4,405 km², kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e dyfishimit të  territorial të vet,Mali i Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare. 

Gjatë procesit të aneksimit,pushtimit dhe kolonozimit të territoreve shqiptare ,Mali i Zi ka kryer vrasje masive, masakra dhe krime me përmasa gjenocidi  ndaj popullsisë së pafajshme autoktone shqiptare .

Po numrojnë disa nga krimet malazeze ndaj shqiptarëve që filluan menjëherë pas 13 Korrikut 1878 dhe vazhduan me dekada të tëra më pas edhe në shekullin e 20-të.

 Krimet e malazezëve  ndaj shqiptarëve:

-2,875 shqiptarë të vrarë  dhe të masakruar gjatë viteve 1875-1877

-1,345 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar në Previ të Plavës në vitin 1880;

-3,156 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1900-1912;

-3,920 shqiptarë poashtu të vrarë  dhe të masakruar gjatë viteve 1913-1943.

Kurse me 13 Korrikun e dytë të vitit 1941, filluan krimet e reja ndaj shqiptarëve:

-Rreth 3,000- 4,000 shqiptarë  të masakruar në Tivar në vitin 1945;

-Reth 8,000 të tjerë të vrarë gjatë periudhës komuniste dhe në emër të “vëllazërim-bashkimit”, kur Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë;

-Rreth 12,000 të tjerë të persekutuar,arrestuar dhe burgosur ;

-Me qidra mijëra shqiptarë të detyruar me dhunë të lëshojnë  trojet e veta etnike dhe të emigrojnë në botën e jashtme;

-Me dhjetra mijëra shqiptarë të shkombëtarizuar, asimiluar dhe me  strukturën kombëtare të vendbanimeve të tyre krejtësisht të ndryshuar, etj.

Pra, themelet e shtetit të Malit të Zi janë krijuar mbi eshtrat e viktimave shqiptare dhe asnjë regjim dhe pushtet deri më sot nuk e ka  njohur këtë realitet dhe asjëherë ata nuk kanë kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e tyre .

Pra si i tillë 13 Korriku për shqiptarët gjithëmonë do të simbolizojnë një datë të hidhur dhe tragjike.

13 Korrik 2025

By admini

Leave a Reply