Aleksandar Çilikov gjatë sesionit shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”

Akademiku Aleksandar Çilikov ka ndërruar jetë sot në Cetinje në moshën 75-vjeçare.

Ai ishte i lindur më 23 gusht 1950 në Beograd dhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Cetinje. Studimet universitare, masterin dhe doktoratën në historinë e artit i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit. Siç shrkuan cdm, nga viti 1977 deri në 1994 punoi në Institutin Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Mal të Zi, ku ka qenë edhe drejtor, dhe mori pjesë në shumë projekte kërkimore mbi trashëgiminë kulturore të vendit, transmeton Ulqini Online.

Akadaemiku Çilikov në Ulqin e sidomos në Shas të Anës së Malit do të mbahet mend si pjesmarrës i sesionit shkencor  “Shasi i lashtë, monument i kulturës” për kumtesen e tij brilante por dhe për intervistën së tij ku tregon dhe e thotë të verteten e madhe për Shasin.

Në pyetjen e gazetares së Top Channel se këtu në Shas a ka indikator të kulturës ilire, akademik Çilikov pohoi në mënyrë të prerë.

”Këtu ekziston qyteti ilir para anticitetit dhe krishtërimit”, do të deklaronte prerë akademiku Çilikov. Pjesë nga intervita mund ta gjeni në videon e mëposhtme.


By admini