Kriporja-ulqinitKërkësë në UNESCO që  kompleksi i Valdanosit të vihet në mbrojtje të trashëgimisë botërore

Sot  në Ulqin  qëndroi  për  vizitë pune  Ambasadorja e  Republikës Federale  të  Gjermanisë  Gudrun Elisabeth Steinacke e shoqëruar nga  eksperti  I energjise së rinovuar  DR.Alfred Reich.

Ata u pritën nga Kryetari I Komunës Z Fatmir Gjeka dhe  bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht  biseda u përqëndrua në potencialet  e mëdha natyrore  që  ka Mali I Zi, dhe   mundësitë e shfrytëzimit te tyre në  prodhimin   e  energjisë. Për  këtë u tha se  Qeveria  po ndërmerr hapa konkret  por, këtu  mund të kycen  dhe  qeverisjet vendore.
Ambasadorja Steinacke  tha se  ne  jemi te interesuar  që te jetësojmë  një  pilot projekt të  energjisë solare  për nevojat e  kripores  nëpëremjet grantit të  Bankës Gjermane, por  komuna  mund të  konkurojë  për  projekte të  ngjashme  edhe në vende të tjera në  territorit te saj.

Projekti i kripores do të  kishte  një kosto  mbi 220 mije euro. Ambasadorja edhe në takimin e sotëm  foli për rëndësinë e kripores, por edhe të resurseve të tjerë  të  mëdha që  ka  Ulqini e që  duhet të  shfrytezohen konformë  masterplanit e most e devastohen.

Nga ana tjeter  Kryetari Gjeka  shtoi se komuna është tejet e interesuar  për  cështjen e kripores dhe insiston që të mos  anashkalohet .Ai vecoi se Komuna e Ulqinit  është e gatshme  që të  përgatisë  për  të  gjitha  klubet  e  partive politike  në Parlamentin e Malit te Zi  material të vecantë  për atë se si e sheh komuna  të ardhmen e kripores.
Nje cështje tjetër që  u prek në takim ,  ishte  cështja e Valdanosit e cila sipas Ambasadores  paraqet rast unikal , andaj ajo I propozoi të pranishmëve që  të drejtohen në UNESCO respektivisht në  zyrës e saj në Paris që  ky kompleks I vecantë në llojin e vet   të  vihet në mbrojtje të  Trashegimisë  boterore , gjë e cila  u  përshendet  njëzeri nga  të pranishmit.

Pas  kësaj Ambasadorja Steinacke Z. Reich në shoqërinë e  nënkryetares Zenepa Lika  vizituan kriporen për  tu  njoftuar në vend se ku do të instaloheshin panelet djellorë nëse arrihet mareveshtja për  jetësimin e projektit  gjerman .

By admini