Plazhi-vogelUlqini këtë ditë po kalon pikun e sezonit turistik ku numri i mysafirëve vazhdon të jetë shumë i lartë. Tollovia nëpër rrugë dhe plazhe është dëshmi për këtë.

Organizata turistike e Ulqinit ka dalur me të dhënat zyrtare sa i përket numrit të mysafirëve për këtë periudhë, të dhëna të cilat vahdojnë të jenë larg numrit real.

”Ne hotele kemi 3% me teper, ne kampe 1% me teper, ndersa ne akomodim privat kemi te njejten perqindje si ne vitin e kaluar. Gjithsejt kemi 29.425 mysafire që është në nivelin e vitit te kaluar”, kështu deklarojnë nga OT e Ulqinit.

Më poshtë në tabelë janë të paraqitur detajisht të dhënat.

LLOJI AKOMODIMIT TË VENDIT TË HUAJ GJITHSEJ    INDEX15/14
   HOTELE 185 3.610 3.795 103
KAMPE 6 284 290 101
PUSHIMORE / 45 45 /
AKOMODIMI PRIVAT 545 24.750 25.295 100
GJITHSEJ 736 28.689 29.425 100

By admini