ulqiniKosovarët as sivjet nuk e harruan “dashurinë e parë” Ulqinin,plazhet dhe rërën shëruese,shëtitoren në ranë,mikpritjen e vendasve,çarshinë me kalldrëm e pishat shëruese që janë vetëm disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar që pushimet në Ulqin të kthehen në traditë për shumë prej tyre.

Ulqini, një qytet i cili edhe pse i vogël për nga territori dhuron dhe ofron shumë dashuri,ngrohtësi,qetësi;pasuri me të cilat e ka bekuar natyra me qëllim që t`i shpërndajë,t`i kultivojë dhe në këtë mënyrë të bëhët i dashur e të futet në zemrat e gjithë atyre të cilët e vizitojnë së paku një herë,vizitë e cila kurrë nuk mbaron me kaq. Turistët kosovarë,ata të cilët me zemër e duan Ulqinin,akoma pa u kthyer në vendlindjen e tyre,bëjne planet për ta vizituar sërish,sepse nuk ngopen dot me bukuritë dhe çdo gjë që ofron ky qytet. Fjalën e mbajnë “si burrat”dhe kthehen përsëri vitin tjetër.

Për turizmin e sivjetshëm çdo gjë ka qenë e pregaditur ne kohë,hotelet,akomodimet private,plazhet. Organet kompetente kanë qenë punëtorë dhe të përgjegjshëm në kryerjen e obligimeve dhe mbajtjen e premtimeve të tyre të dhëna nëpër organizimet e ndryshme ku prezantohej turizmi në Ulqin. Këto premtime i bënin borxhlinj ndaj të gjithë atyre që zgjedhin Ulqinin si destinacion për të kaluar pushimet e tyre dhe siç po shihet deri tani,të dyja palët janë të kënaqura.

Siç ishte parashikuar dhe shpresuar,si nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Qytetit te Ulqinit ashtu edhe nga ulqinakët,në dallim nga viti i kaluar ky sezon është duke qenë mjaft i suksesshëm. Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit z.Zana Sarvan thotë se : “sipas statistikave për momentin në qytetin e Ulqinit janë duke pushuar 31.000 turistë(të lajmëruar) ,që i bie 13% më shumë se vitin e kaluar”. Një rritje në numër të turistëve prej 23 % më shumë se vitin e kaluar kanë përjetuar shërbimet hoteliere,përderisa në akomodime private janë duke pushuar rreth 27 mijë turistë(të lajmëeruar),rreth 13 % më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Shifrat e fundit edhe pse të vogla flasin për një fillim të zhvillimit të ekoturizmit i cili sapo ka nisur të formojë frytet e para në këtë qytet.

Ajo çfarë po vihet re këtë vit është fakti se turistëve po u mjaftojnë nga 3-4ditë për të pushuar në Ulqin,përderisa më herët këtij qyteti i kushtonin nga 7-10 ditë. Kjo nga pak po i shqetëson vendasit të cilët ky fakt i ka bërë të kuptojnë se as mysafiret e tyre nuk i kanë shpëtuar dot krizës ekonomike që ka prekur pothuajse tëre vendet e Gadishullit të Ballkanit dhe jo vetëm.

Akomodimet private vazhdojnë të mbeten më të pëlqyerat për turistët që vijnë nga Kosova dhe Bosna,përderisa hotelet e rivierës së Ulqinit e kanë gjetur veten duke bashkëpunuar me agjencitë nga Cekia,Sllovakia e Rusia ,të cilat ia hekin marakun duke i furnizuar me turistë, që nga qershori e deri në fund të shtatorit.

Përveç plazheve disa kilometërshe, rërës shëruese, ujit me squfur,gjirit përrallore të Valdanosit,si dhe të pishave freskuese që janë të gjitha dhuratë e natyrës,Ulqini vazhdon të dallohet për sigurinë që ofron përgjatë 24 orëve .

Gjatë verës çdo gjë jeton 24 ore,lokalet,diskotekat,restorantet,fast-food-e ,nuk e dine çfarë do të thotë fjala gjumë apo pushim.

Këto ditë.kur sezoni turistik është në kulm, dhoma te lira edhe gjen disi,por vend për të parkuar makinat nuk ka.Ky është një problem që po vazhdon të shqetësoje si turistët ashtu edhe vendasit të cilët dëshirojnë që pushuesit të jenë 100% të kënaqur dhe të cilët shpresojnë që këtij problemi ti gjindet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Për shkak të numrit të madh të turistëve që janë duke pushuar këto ditë në Ulqin,mungesa e furnizimit me rryme elektrike ka shfaqur pakenaqesi si tek turistet,ashtu edhe tek vendasit të cilet nuk do të kishin dëshirë që ky problem për të cilin nuk janë pergjegjës të ndikojë tek turistet dhe kjo të jëtë një ndër arsyet që nuk do të vijne përsëeri në qytetin e Ulqinit.

As turistët nuk kërkojnë shumë nga ulqinakët,përpara se të interesohen për kushtët e dhomave ku do të kalojnë ditët e pushimit,kërkojnë pasëordin e wi-fi-së.

Kështu pra,Ulqini i vogel por me “zemër të madhe”me gjitha të mirat dhe të metat që ka, vazhdon të presë me duar të hapura gjithë ata që deshirojnë të vijnë e ta shohin nga afër më shpresën se do të kënaqen dhe do t`i kthehen përsëri vitin tjetër. /Zëri/

By admini