Mediat malazeze që një javë kanë nisur një fushatë senzibilizuese për të ndihmuar një profesor të Edukatës fizike nga qyteti i Plevlas të cilit i duhet bërë transpalantimi i mëlçisë. Profesori Albin Kondo mësohet se sot është nisur për në Nice të Francës ku dhe do ti nënshtrohet intervenimit.
Ky intervenim është mjaft i vështirë por që kërkon edhe mjete financiare. Shuma që duhet grumbulluar është 200 000 euro. Mësohet se deri tani vetëm në qytetin e Albinit janë grumbulluar 70 000 euro.
Faqja jonë i bashkangjitet kësaj fushate pas komunikimet me mësimdhënësit nga qyteti i Ulqinit të cilët Albinin e njohin edhe personalisht. Mësimdhënësit, koleget e Albinit nga Ulqinit, kanë nisur një fushatë sensibilizuese, së pari nëpër shkollat ku punojnë por tani edhe nëpërmes mjeteve të informimit edhe për të gjithë qytetaret e qytetit tonë.
Ndihma juaj sado e vogël mund të ketë vlerë të madhe për Albinin, prandaj bashkangjituni dhe ndihmoni.
Më poshtë, për të gjithë ato që do të kontribojnë , keni instrukisonet për pagesë.