Ilustrim: Anije detare ulqinake

Një letër interesante ka ardhur në mailin e Ulqini Online ditën e shtune. Një qytetar nga Shkodra, Ditmir Ismet Ulqinaku, kërkon që ti ndihmohet për të gjetur informacion për të parët e tij, në këtë rast për gjyshin e vet.

”Eshte thirrur si Kapiteni.Eshte shperngulur ne Shkoder rreth vitet 1920.Anija e tij eshte permbytur bashk me ekuipazhin e tij rreth viteve 1950”. kështu shkruan ndër të tjera Ditmiri në letren e tij.

Letren e Ditmirit po e japin në tërësi duke shpresuar se ndokush do të ketë informacion për këtë familje ulqinake të shpërngulur në Shkodër rreth vitit 1920.

Jam Ditmir Ismet Ulqinaku.
Banues ne qytetin e Shkodres.
Po beja disa kerkime per gjyshin tim Sulejman Muharrem Ulqinaku.
Gjeta faqen tuaj qe kishte informacione per Ulqinaket qe jan shperngulur per ne Shkoder.
Gjyshi im ka qen detar edhe ka vdekur ne det duke len femijet e tij jetime.Eshte thirrur si Kapiteni.Eshte shperngulur ne Shkoder rreth vitet 1920.Anija e tij eshte permbytur bashk me ekuipazhin e tij rreth viteve 1950.
Po ndarja e kufijve gjat komunizmit na ka ba me hup kontakte.
Une jam nipi i tij dhe kam shum pak dije per gjyshin po ashtu dhe babai im pasi e ka len 6 vjec.
Desha te dije me shum per gjyshin.
Ndonje foto ose ndonje te aferm ose shok.
Nese keni ndonje informacion ose mund ta gjeni do ju falenderoja jashtzakonisht.
Uroj te jeni sa me mir dhe faleminders per gjithcka.

By admini