Në njërin nga marketet e ish Solaris-it sot ka ndodhur një ngjarje interesante dhe që ja vlen të shpërndahet. Njëra nga punëtoret e këtij marketi, Beba Gjonoviq, gjatë orarit të punës ka gjetur një portofol ”të trashë”, siç e përshkruan Baro Vukoviqi, të një mysafiri nga Suedi.
Mysafiri pasi ka dalur nga marketi dhe ka vazhduar rrugën e tij, pas rreth një ore ka vërejtur se i mungon portofoli dhe është kthyer ne market për tu informuar nëse i ka rënë portofoli në marketin ku edhe ka tregtuar. Punëtorja e këtij marketi Gjonoviq është lajmëruar menjëherë dhe ja ka kthyer mysafirin portofolin në gjendje se si edhe e ka gjetur.
Mysafiri nga Suedia ka mbetur i befasuar nga ky akt dhe me çdo kusht ka dashur që ta qeras punëtoren. Punëtorja nuk kanë denjuar për një gjë të tillë këtë por nga një pije freskuese punëtoret e marketit nuk kanë mundur ta refuzojnë pas këmbnguljes së mysafirit.
Ky është një shembull i bukur për të gjithë qytetaret tonë se si duhet respektuar mysafiri pasi i tërë Ulqini nga turizmi edhe jeton.
Shembull se si duhet veprua ne cdo rast.
ta kish gjet pronari i solarisit me siguri nuk e kish pa musafiri ma me sy